Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DËSHTIMET/ Një tregim i trishtë i Ballkanit me Berlinin, Sofjen, Pragën dhe komisionerin hungarez

by te Sheshi
20/12/2020
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
DËSHTIMET/ Një tregim i trishtë i Ballkanit me Berlinin, Sofjen, Pragën dhe komisionerin hungarez

Gjermania është shtet i domosdoshëm i Bashkimit Evropian. Nuk është çudi që shpresat ishin të mëdha që BE-ja do të lëvizte përpara në shumë çështje kur në krye të presidencës së saj ishte lokomotiva më e fuqishme për gjashtë muaj, duke nisur nga korriku i këtij viti. Rezultati? Ndoshta më shumë se ‘OK’ nëse pyesni gjermanët. Ata për shembull, do të vënë në pah marrëveshjen e buxhetit prej 1.8 trilion eurosh që u arrit pas shumë mospajtimesh për çështje tregtare me Hungarinë dhe Poloninë dhe se blloku u pajtua për synime ambicioze rreth klimës për vitin 2030.

Por, nëse pyesni Ballkanin Perëndimor, atëherë përgjigja do të jetë se ky ka qenë një gjysmëvit katastrofik. Nuk u hapën kapituj të zgjerimit dhe ato u mbyllën me Malin e Zi dhe Serbinë për shkak të mungesës së progresit, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në asnjë presidencë të BE-së në vitet e fundit. Por, më e rëndësishmja, nisja e shumëpritur e bisedimeve për anëtarësim në BE e Maqedonisë së Veriut, nuk ndodhi.

Dhe përderisa Gjermania akuzohet nga disa diplomatë se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi rajonit dhe po ashtu e ka kuptuar shumë vonë se duhet të bëjë përpjekje të duhura për të zgjidhur disa çështje që po vazhdojnë në këtë rajon, ka disa akterë që duhet ta ndajnë këtë faj së bashku me Gjermaninë. Bullgaria mund të jetë fajtorja kryesore, por edhe vetë Maqedonia e Veriut, komisionari evropian hungarez, por edhe Republika Çeke dhe Sllovakia.

Le të fillojmë me mundësinë e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut. Kjo pritej të ndodhte në dhjetor, pas një dekade të shpresave të rreme për Shkupin zyrtar. Fillimisht, kishte bllokada disa vjeçare për shkak të çështjes së emrit me fqinjin jugor, Greqinë, që detyroi shtetin që ta ndryshojë emrin dhe Kushtetutën. Më pas, Franca e bllokoi këtë proces për 18 muaj, kryesisht për shkak të çështjeve të brendshme.

Por, në fillim të vitit 2020, të gjithë dukej se ishin pajtuar për nisjen e bisedimeve me Shkupin. Por, në fillim të vjeshtës, Bullgaria ngriti shqetësime, të cilat, kah fundi i vitit u shndërruan në bllokadë të përgjithshme. Marrëveshja për Fqinjësi e arritur më 2017 ndërmjet Sofjes dhe Shkupit nuk është zbatuar dhe Bullgaria kërkoi që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha dhe identiteti i saj kanë rrënjë bullgare. Po ashtu, Sofja zyrtare kërkoi që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet se në Bullgari ka minoritet maqedonas.

Sofja më nuk mund të mbështeste nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe kjo intensifikoi përpjekjet diplomatike gjermane. Dukej se të dyja vendet kishin një marrëveshje që të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe jashtë kornizës negociuese të BE-së, por në fund kjo dështoi. Sentimentet nacionaliste në të dyja anët u fajësuan për këtë gjë, teksa diplomatët e BE-së thanë se zgjedhjet bullgare që pritet të mbahen në mars, mund të jenë po ashtu arsye.

Por, roli i komisionarit hungarez për Zgjerim, Oliver Varhelyi nuk duhet të minimizohet. Sipas disa burimeve, ai ka zhvilluar ndërmjetësime paralele dhe i ka premtuar më shumë Bullgarisë sesa gjermanëve. Por, përpjekjet e tij dështuan keq në Berlin dhe të gjitha përpjekjet e bëra deri atëherë, dështuan. Edhe njëherë, shpresat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE morën një goditje të madhe.

Megjithatë, kishte shpresë që Këshilli  të paktën do të pajtohej për konkluzat zyrtare të zgjerimit. Kjo ndodh në fund të çdo viti dhe aty shprehet qëndrimi unanim i 27 vendeve anëtare lidhur me pritjet dhe shpresat e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Edhe pse ky nuk është një dokument legal, ai megjithatë riafirmoi se blloku është i përkushtuar për procesin e zgjerimit.

Por, as te konkluzat nuk shkoi ashtu siç pritej. Bullgaria këmbënguli që fjalia “çdo pretendim i bazuar në keqinterpretim të historisë duhet të japë një fund efektiv”, duhej të vendosej në paragrafët posaçërisht kur flitej për Maqedoninë e Veriut në tekstin e deklaratave të përgjithshme.

Të tjerët ishin kundër kësaj, veçanërisht Republika Çeke. Kur ambasadorët e BE-së u takuan më 16 dhjetor, që të gjithë u pajtuan në kompromisin e gjuhës që duhej përdorur në hyrje të deklaratës dhe jo për seksionin që fliste për Maqedoninë e Veriut. Ata u pajtuan të thoshin se “Këshilli rikujton Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre të vazhdueshëm. Këto dy hapa të mëdhenj duhet të jenë të japin efekt ndaj çdo pretendimi të bazuar në keqinterpretim të historisë”.

Të paktën shumëkush shpresonte se do të arrihej një marrëveshje, posaçërisht pasi 27 vendet konfirmuan se ministrat e Mjedisit të BE-së ditën tjetër do ta fshinin tekstin dhe do ta hartonin një të ri. Por, kjo nuk ndodhi kurrë. Disa orë më parë, Sllovakia dhe Republika Çeke bllokuan një gjë të tillë. Praga tha se teksti do të përfshinte komplikime që do të ndodhnin më vonë në procesin e zgjerimit dhe theksoi se kjo çështje do të duhej të trajtohej nga Evropa dhe ministrat e Jashtëm në një Këshill për çështje të përgjithshme dhe jo diku tjetër. Kjo nënkuptonte që këtë vit nuk do të kishte miratim.

Ky ndryshim i papritur bëri që Brukseli të spekulonte se Maqedonia e Veriut e pa kompromisin e fundit dhe iu drejtua aleatëve, duke theksuar se ministri i saj i Jashtëm, Bujar Osmani u bind nga Republika Çeke vetëm dy ditë më parë.

Gjermania tani mund të publikojë të ashtuquajtura “konkluzione të presidencës” nëse nuk arrihet konsensus para Krishtlindjes. Pavarësisht shkathtësive të saja ekonomike dhe prirjes për të zgjidhur probleme me diplomaci në shumë fusha, kjo gjë do të ishte një përfundim i turpshëm i presidencës së saj. Por, humbësit e vërtetë janë ata në vendet e Ballkanit Perëndimor, që edhe një herë krijuan më shumë pengesa për veten e tyre në rrugën drejt familjes evropiane, që ata aspirojnë që një ditë të bëhen pjesë. /REL/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Serie A

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Serie A

Afganistan: një bilanc tragjik viktimash në tre muaj

Afganistan: një bilanc tragjik viktimash në tre muaj

Të gjitha për shkak të llojit të ri të COVID-it: vendet evropiane, jo fluturimet për në Angli

Të gjitha për shkak të llojit të ri të COVID-it: vendet evropiane, jo fluturimet për në Angli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni