Vendet anëtare të BE-së do të kufizojnë dhënien e vizave hyrëse për shtetet të cilat nuk pranojnë rikthimin e qytetarëve të tyre që nuk kanë të drejtë azili në Europë. Kjo u bë e ditur dje nga një burim diplomatik europian.
BE ka forcuar fushatën kundër emigracionit të paligjshëm pas valës masive të refugjatëve që kanë ardhur drejt saj që prej vitit 2014.
Porta kryesore hyrëse e kësaj vale është bërë Italia e cila përballet me anijet me emigrantë të paligjshëm që vijnë përmes mesdheut nga Afrika veriore.
Shpesh, shtetet si Nigeria apo Bangladeshi e refuzojnë kthimin mbrasht të refugjatëve të ardhur nga vendet e tyre.
Gjatë takimit dyditor të Brukselit, që u mbyll dje, liderët europianë ranë dakort që “të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për frenimin e kësaj dukurie përfshirë edhe ndryshimin e regjimit të vizave për vende të treta”
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se marrëveshjet tregtare të BE-së me vendet afrikane duhet të pasqyrojnë këto përpjekje. /tesheshi.com/