Kim Dong Chul, një qytetar amerikan i lindur në Korenë e Jugut, është dënuar të premten në një gjyq të shkurtër në Phenian me dhjetë vite burg e me punë të rëndë. Spiunazh dhe subversion, këto janë akuzat mbi të cilat ai u dënua.
Agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve ka raportuar se amerikani i sapodënuar është kapur në tetor të vitit të shkuar, dhe ka pranuar të ketë kryer vjedhje të sekreteve ushtarake e të ketë kryer akte subversive së bashku me koreanojugorë.
Sipas KCNA-së, Kim ka pohuar se është afruar në vitin 2011 nga zyrtarët e shërbimit të fshehtë koreanojugor për të kryer veprimtari spiunazhi.
Dënimi i 62-vjeçarit pason atë të studentit amerikan Otto Warmbier, për të cilin u dha në mars një vendim me 15 vite burg për aktivitete antishtetërore ndërsa vizitonte Korenë e Veriut si turist në fillim të këtij viti. /tesheshi.com/