Derbi ndërmjet fqinjëve katalanas gjithmonë ka qenë i zjarrtë, mirëpo duelet e këtij viti kanë kaluar çdo kufi. Një tifoz i skuadrës Espanyol, ka tentuar ta godasë futbollistin e Barcelonës Gerard Pique-n, me kokë derri.
Lajmin e ka konfirmuar gazetarja e Radio Katalonisë, Marta Carreras, e cila ka identifikuar objektin dhe personin i cili tentoi ta kryente një akt të tillë.
“Është për ta goditur atë horrin, Pique-n”, është përgjigjur tifozi, që kishte marrë një kokë derri me vete ta godasë futbollistin.
Pos tjerash, tifozët e pranishëm në stadium kanë shpalosur mesazhe fyese për familjarët e disa nga futbollistët.
Ndërkohë, Barcelona ka fituar edhe duelin kthyes të Kupës së Mbretit në Cornella (0-2) dhe me rezultat të përgjithshëm 6-1, ka marrë biletën për të ecur tutje drejt çerekfinales. /tesheshi.com/