Një nënë shtatzënë në muajin e 6, dhe me një tjetër fëmijë të vogël, u shndërrua në heroinë teksa rrezikoi jetën kur grabitës hapi zjarr. Ngjarja e regjistruar në kamera ndodhi në një local në Brazil.
Rafaela Dantas po drekonte me burrin, djalin dhe miqtë e saj në qytetin e Recanto das Emas.
Pamjet e kamerave të vëzhgimit treguan dy grabitës që hynë në restorant me qëllimin për të grabitur, përfshirë dhe klientët.
Për fat të mirë, asnjë nga klientët nuk u lëndua gjatë grabitjes, edhe pse pati shkrehje armë për kërcënim.
Lëvizja e nënës u karakterizua në mediat sociale si një akt heroik dhe një përdorues shkroi: “Dashuria e nënës është më e çmuara në botë”. /tesheshi.com/
https://youtu.be/EAzLZbKFJPY