Të bëhesh një sirenë është ëndrra e çdo vajze të vogël, po për këtë topolake është tashmë një realitet qe zgjat për pak çaste. Vajza 6 muajshe, Le Pham Kha Di bëri bujë të madhe në internet pasi prindërit e saj e veshën atë si sirenë për të bërë një set fotografik rreth një pishinë në qytetin Ho Chi Ming në Vietnam.
Prindërit e vogëlushes u frymëzuan për fotografitë pasi panë filmin “The Mermaid 2016”. E veshur me një bisht peshku të thurur, reçipeta dhe një palë paruke të zeza, ajo çmendi rrjetet sociale me fotot e saj mahnitëse. /tesheshi.com/