Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një shekull nga Deklarata e Balfurit: efekte dhe pasoja

by te Sheshi
31/10/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 10 mins read
A A
Një shekull nga Deklarata e Balfurit: efekte dhe pasoja

Nga Behxhet Jashari

Fundi i administrimit osman-islam në rajonin e Lindjes së Afërt dhe zëven­dë­si­mi i tij me alter­nativën evro-perëndimore, solli deri te çrre­gu­lli­met sistematike, e jo në çlirimin e premtuar nga antagonizmat e vjetra.

Lindja e Afërt dhe ajo e Mesme arabe-is­lame është shembulli i parë në his­torinë e një paqeje të ën­dë­rruar lindore – botë e cila gjatë periudhës ndë­r­mjet viteve 1517 dhe 1917 nuk përjetoi asnjë konflikt qyte­tar e as religjioz. Kjo periudhë në his­to­ri­në e paqes së Lindjes së Afërt dhe asaj të Mesme kon­siderohet si pe­riudha ka­tërshekullore e paqes dhe e baraspeshës et­nike dhe re­li­gji­oze. Me­gjith­a­të, sot ai ra­jon është një ndër pjesët më jostabi­le të planetit.

Ma­rrëdhëniet arabo-hebreje veçanërisht u keqësuan atëherë kur nga qe­veria e Britani­së së Madhe – në nëntor të vitit 1917 – u shpall e a.q. Dek­la­ratë e Balfurit. Pasi që Britania e Ma­dhe mbante prima­tin e udhëheqjes së po­li­­ti­kës botërore, që këtu edhe roli i saj në theme­li­min e shtetit hebre në Pa­les­tinë ishte mjaft i rën­dësishëm. Më 2 nën­tor të vitit 1917 qeveria bri­­tanike për herë të parë në mënyrë të qartë dhe eksplicite do ta pranojë programin heb­re për themelimin e shtetit hebre në Palestinë du­­ke premtuar se do të of­rojë angazhime të më­­dha në realizimin e atij qëllimi. Dokumenti që mbante da­tën 2 nëntor 1917, drejtuar kry­e­ta­rit të Organizatës Sioniste, baronit Lio­nel Rot­shild, në të vërtetë ishte një porosi e Minis­trit Britanik të Punëve të Jash­tme Arthur Xhej­ms Balfur. Që këtu edhe kjo deklaratë është e njohur si Dek­larata e Balfurit. Në mes tjerash në Dek­laratën e Balfurit thuhej:

“Qeveria e Lartmadhërisë së Tij (krye­minis­tri britanik Lojd Xhorxh) e sheh si të përshtatshme vendosjen e një vendstre­hi­mi të po­pullit hebre në Palestinë dhe do t’i of­rojë të gjitha forcat për leh­të­simin e re­a­li­zi­mit të atij qëllimi, ku qartë nënkup­tohet se nuk do të bëhet asgjë që do t’i minimi­zon­te të drejtat qytetare dhe ato fetare të ba­sh­kë­sive jo hebraike në Pa­les­tinë si dhe as të drejtat dhe sta­tu­sin politik të cilin do të mund ta gë­zo­nin hebrenjtë në cilindo shtet tjetër. Do të isha mjaft falënderues ndaj jush po qe se me këtë deklaratë e njoftoni Fe­deratën Sioniste. Me sinqeritet, i ju­­aji Artur Xhej­ms Balfur”[1].

 

ibalfoo001p1

Arthur Xhejms Balfur (1848-1930)

Në shtypin britanik ky dokument u pub­likua më 9 nëntor të vitit 1917, ndërsa në ven­det e Lin­djes së Afërt shumë më vo­në. Mi­rë­po, edhe pranë asaj që autorët e më­von­­shëm si­o­nistë ende e konsideronin Deklaratën e Bal­furit si ndodhi kyçe e ci­la e vërtetoi legji­ti­mi­te­tin e themelimit të shtetit hebre në Pales­tinë, ajo dek­laratë paraqiste një akt të njëan­shëm të qe­verisë britanike me të cilën nuk mund të ar­gu­mentohej mbështetja juridike për preten­di­met sioniste për themelimin e shtetit hebre në Pa­lestinë[2].

Shkaqet të cilat e nxitën Britaninë e Ma­dhe t’i përkrahë kërkesat sio­nis­te ishin të shu­mta. Para së gjithash, Britania e Madhe konsi­deronte se ek­zis­toj­në mundësi reale që “vend­strehimi i ardhshëm nacional hebre” të arrijë po­tenciale të mëdha ekonomike dhe ush­ta­ra­ke që do të jenë të nevojshme për ta marrë funksionin e një qendre strategjike të Britanisë së Madhe në kë­të pjesë të botës. Pre­tendohej se “atëherë kur të vijë koha për the­melimin e in­stitucioneve përfaqësuese në Pa­lestinë – po qe se hebrenjtë do të dinin ta shfry­tëzonin ras­tin që iu është ofruar për the­melimin e një vendstrehimi na­ci­onal dhe të paraqesin num­rin më të madh të banorëve – Pa­­lestina do të bë­het një shtet i pavarur hebre”[3].

Me këtë, Britania e Madhe ofroi kushte për përforcimin e bashkësisë heb­raike në Pa­lestinë që duhej të ishte kundërmasë ndaj na­cionalizmit arab i cili bëhej gjithnjë e më i fu­qishëm, gjë që nuk ishte në harmoni me po­li­ti­kën kolonialiste britanike. Nga ana tjetër, Dek­larata e Balfurit ishte shprehje e ka­rak­terit hi­pokrit e qeverisë dhe diplomacisë së atëher­shme britanike[4] dhe ajo paraqet fundin e ad­ministrimit osman në Palestinë dhe fillimin e ko­lo­ni­zi­mit britanik të Palestinës. Në fakt, fun­­di i administrimit osman në Pa­les­ti­në për­fun­dimisht do të vuloset me të a.q. Marrë­vesh­ja e Mudros (Mon­dros Ate­şkes Antlaşması ose Mondros Mütarekesi) e nën­shkruar më 30 shta­­­tor të vi­tit 1918 ndërmjet Perandorisë Os­mane dhe Antantës. Me këtë Ma­rrëveshje i je­­pet fund sundimit disashe­ku­llor osman në Pa­lestinë; lejohet ndër­hyrja e fu­­qive të mëdha në Bosfor, me këtë edhe në Sta­mboll[5], etj.

Gjatë peri­u­dhës 1917-1948 pati një nu­mër shumë të madh të ak­ti­vi­te­te­ve politike, madje edhe konflikte të vazhdueshme ndër­mjet forcave paleshi­ne­­ze dhe hebraike… Sido­qof­të, Asambleja e Komb­eve të Bashkuara në vitin 1947 votoi pro ndar­jes së territorit pales­tinez midis arabëve dhe hebrenjve, du­­ke ia njohur Jerusalemit një sta­tus ndërkombë­tar[6]. Menjëherë pas këtij ven­­­dimi, më 14 maj 1948 Izraeli shpalli pavarësi­në. Shpallja e shtetit të pa­va­­rur izraelit nga Këshilli Nacional Hebre ndodhi një ditë para skadimit të ma­n­datit bri­tanik mbi Palestinën, pikërisht më 14 maj të vi­tit 1948[7], ndërsa si kryetari i parë i këtij shte­ti do të zgjidhet Ha­im Vajcman[8].

Politika britaneze në Lindjen e Afërt nuk ishte e dyfishtë, por e shu­më­fishtë, me që pra­në negociatave të fshehta me Francën dhe Ru­sinë, si dhe me sherifin nga Meka, Husein ibn Aliun[9], qeveria e Londrës gjithashtu zhbi­lloi negociata të fshehta edhe me sionistët[10].

 

Një datë e rëndësishme historike  

Pas themelimit të shtetit Izrael[11] në vitin 1948, rrethanat politike iu so­llën dëm jo vetëm pa­lestinezëve autoktonë, por gjithashtu edhe ve­të heb­re­njve. Thuhet se “kundërshtarët siç ja­në prof. Israel Shahak, avokati Felicie Lan­ge­r, ish deputetët në Kneset, Shulam Alon, Uri Av­ner, si dhe gjeneral Pe­le­di, prof. Leibo-Witz dhe disa të tjerë, vërtetë arrijnë që me mjaft gu­xim t’iu kun­dërvihen parimeve të atilla dis­kri­minuese”[12].

Dëbimi i palestinezëve dhe uzurpimi i to­­kës së tyre ka qenë një akt i pla­nifikuar mi­rë. Shefi i fondit nacional hebraik, përgjegjës për marrjen e to­kës në Palestinë, Joseph We­itz, në vitin 1940 shkroi:

“Duke biseduar në mes nesh, është e qar­­të se në këtë tokë nuk ka vend për të dy po­­­pujt… Zgjidhje është vetëm Izraeli Eretz, bi­le Iz­­­raeli Perëndimor pa arabë, ndërsa rrugë­dal­je e vetme është shpërngulja e arabëve të kë­tu­shëm nëpër vendet fqinje; të gjithë duhet shpër­­ngulur – asnjë fshat, asnjë fis nuk duhet lë­­në. Shpërnguljet duhet orientuar në drejtim të Irakut dhe Sirisë, madje edhe në drejtim të Tra­nsjordanisë… Vetëm pas shpërnguljes së ty­­­re kjo tokë do të jetë në gjendje të absorbojë mi­­­li­ona prej vëllezërve tanë”[13].

Ndikimi shpirtëror i judaizmit kurrë nuk ka qenë i lidhur me idenë e kthi­mit në Pales­ti­në. Madje, sipas Nevill Mandelit, as në vitin 1835 Ba­shkë­sia Hebraike në Palestinë nuk ka pa­sur më tepër se 10 mijë njerëz[14]. Ndërsa atë­­he­rë kur më 14 maj të vitit 1948 bëhet shpallja e shtetit izraelit, sipas sta­tis­tikës zyrtare izrae­lite, vetëm 10.4% ishin hebrenj me prejardhje af­­rikane dhe aziatike. Shkak i kësaj, para së gjithash është se hebrenjtë që jetonin në ven­­det siç ishin Iraku dhe Maroku, ishin plotë­si­sht të integruar në shoqëritë mys­limane dhe as­­sesi nuk ishin të diskriminuar ose të per­se­ku­­tuar sikurse vë­llezërit e tyre (hebrenj) në fe që jetonin nëpër Evropë[15] .

Sipas analizave të Tim Winterit, në fillim të vitit 1948 Palestina ishte ven­di më i për­pa­ruar dhe më i arsimuar në mesin e të gjitha ven­deve arabe. Ky gjithashtu ishte shteti me popullatë më të dendur, dendësia e të cilit mund të krahasohej me atë të Francës. Palesti­nezët kristijanë dhe mys­li­ma­në gjende­shin në frontin e gjerë të nacionalizmit arab duke bërë përpjekje që në botën arabe të inkorporohen teknologjia dhe mënyra evropiane e të men­du­­­arit. Mirëpo, kah fundi i po këtij viti (1948), palestinezët u dëbuan si të pa­­­strehë…[16].

Gjithashtu, Tim Winter do të konstatojë se kjo ngjarje – që në botën mys­­limane është e njohur si al-nakbah (katastrofë) – shkaktoi një ndryshim tje­­tër të shpejtë në qëndrimet ra­jo­nale ndaj Perëndimit. Arabët ishin ata të ci­l­ët u gjendën në shënjestër të hakmarrjes për kri­met e gjermanëve që i kry­en ndaj hebrenjve. Sikur t’iu jepej hebrenjve një pjesë e Gjerma­ni­së, ndoshta Ba­varia, atëherë myslimanët me siguri në këtë do të vërenin drejtësi. Por, të kry­het një pastrim etnik mbi popullin palesti­nez, ishte një marrëzi, një vep­rim vërtetë jo-njerëzor… Bota arabe papritmas u gjet e copë­tuar në dy pjesë për­mes një shteti të ri, të fuqi­shëm e krejtësisht të huaj. Harta demografike e shte­teve fqinje u ndryshua. Shtetet përreth edhe më tepër u populluan nga qin­dra mijëra refugjatë palestinezë. Numri i banorëve të Li­banit, p.sh., në çdo muaj rritej për njëzet për qind, ndërsa i Jordanisë për më shumë se një të tretën[17].

Kundërshtimet në adresë të shtetit hebre nuk kanë të ndalur as në fillimshekullin XXI, madje edhe nga vetë qarqet intelektuale hebraike. Në të vërtetë, në lidhje me “aktivite­tet dhe drejtësinë” izraelite do të sjellim vetëm një vlerësim të Dan Jakobsonit, intelektual heb­­re dhe njëkohësisht profesor uni­versitar në Uni­versitetin e Tel Avivit, i cili do të konstato­jë:

“Tanimë 52 vjet është duke u diskrimi­nuar pakica arabe. Konfiskimi i pa­ndërprerë i tokës së tyre është njëra nga format më të rën­da të këtij dis­kri­mi­nimi. Pamundësia e punë­simit në shërbimet civile, anashkalimi i kom­pa­ni­ve të mëdha, ndarja jo e drejtë e mjeteve për arsimin dhe shëndetësinë në sek­torin arab si dhe ndarja jo e drejtë e buxhetit shtetëror kur janë në pyetje ko­munat arabe, tregojnë për statusin­ diskriminues të arabëve, shtetas­ve të Iz­raelit. Për të gjitha këto mangësi kanë folur të gjitha qeveritë, madje edhe ato djath­tiste, por – gjatë pesëdhjetë viteve të fundit – për t’u zgjidhur kjo çësh­tje, është bërë shumë pak në këtë drejtim”[18]. Informata tjetër nga vetë iz­raelitët që edhe më tepër zbulon du­ku­ritë dhe natyrën e dhunës në shtetin iz­raelit, publikohet edhe në Jerusalem Post ku thuhet: “…nga deklaratat pu­b­li­ke të cilat i habitën izraelitët, është edhe ajo e ish shefit të siguri­mit izraelit i cili akuzoi politikën qeveritare se nxit revoltën palestineze. Ami Ajalon shef i pensionuar i shërbimit të sigurimit nga Shin Beiti, deklaroi se Izraeli ësh­të fajtor për politi­kën apartheide e cila është në kundërshtim me frymën ju­deje…”[19].

Siç mund të kuptojmë nga dëshmitë his­torike, jo vetëm Britania e Ma­dhe, por në një mënyrë edhe e tërë Evropa ishte preokupuar me përpjekjet për themeli­min e shtetit hebre në Palestinë. Ndër sukseset më frytdhënëse his­torike të Britanisë ndaj heb­renjve konsi­de­rohet ndihma e saj në “çli­ri­min” e Tokës së Shenjtë, gjë e cila u realizua në vitin 1917 për­mes Deklaratës së Balfurit. /tesheshi.com/

 

Bibliografia:

БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, “Историја на сефар­д­ски­те Евреи” – од Толедо до Солун, Слово, Скопје, 2011.

GARAUDY, Roger, ”Rasti Izrael, studim i sionizmit politik”, Tetovë,  2002.

KARLSSON, Ingmar, “Vjera teror i tolerancija”, Tuzla, 2005, fq. 320.

IMRAN, N. Husein, “Je­rusalem u Kur’anu”, Prometej, Sarajevo, 2003.

PEJAŠINOVIĆ, Zoran “Cionizam od bazelske do Balfurove Deklarcije“, Beograd, 1997.

SINADINOVSKI, Branislav, “Palestinsko nacionalno pitanje i bliskoistočna kriza”, Studentski Zbor, Skopje, 1988.

VINTER, J. Tim, “Islam 2000: Feja për fundin e modernizmit”, Ljil­jan, dhjetor, 98 – Janar 99.

http:/­/www.rtv.rs/­sr_lat/­ma­gazin­/­balfurova-dekleracija-za-jevrejsku-drzavu_37129.html

http:www.tarihiolaylar.com/tarihi-olaylar­mondros-ateskes-ant­las­ma­si­-30-ekim-1918-1226

http://­kurir.mk/svet/vesti/43150-Hronologija-na-palestinskoto-prasanje

http:elmundosefarad.wikidot.com/deklaracija-nezavisnosti-drzave-izrael.

 

[1] SINADINOVSKI, Branislav, “Palestinsko nacionalno pitanje i bliskoistočna kriza”, Studentski Zbor, Skopje, 1988, fq. 28.

[2] SINADINOVSKI, Branislav, “Palestinsko nacionalno pitanje i bliskoistočna kriza”, Studentski Zbor, Skopje, 1988, fq. 28-29, cituar sipas: La question pa­les­tinienne, “Colegue de juristes arabes sur la Palestine”, Al­ge­rie, 1967, p. 78-79. Po ashtu shih: http:/ ­/www.rtv.rs/­sr_lat/­ma­gazin­/­balfurova-dekleracija-za-jevrejsku-drzavu_37129.html (23.09.2012).

[3] SINADINOVSKI, Branislav, fq. 30, cituar sipas:  L. Georg, “The truth abort the Peace Treaties”, Gollenz, 1938, vol. II, fq. 138-139.

[4] SINADINOVSKI, Branislav, fq. 30.

[5] БЕНБАСА, Естер & РОДРИГ, Арон, “Историја на сефар­д­ски­те Евреи” – од Толедо до Солун, Слово, Скопје, 2011, fq. 293; shih edhe: http: www.tarihiolaylar.com/tarihi-olaylar­mondros-ateskes-ant­las­ma­si­-30-ekim-1918-1226

[6] SINADINOVSKI, Branislav, fq. 96. Po ashtu shih edhe http:// ­kurir.mk/svet/vesti/43150-Hronologija-na-palestinskoto-prasanje (23.09.2012).

[7] SINADINOVSKI, Branislav, fq. 97.

[8] PEJAŠINOVIĆ, Zoran, “Cionizam od bazelske do Balfurove Deklarcije“, Beograd, 1997, fq. 118.

[9] Ky ishte i njohur me qëndrimet e tij antiosmane.

[10] PEJAŠINOVIĆ, Zoran, po aty, fq. 118.

[11] Në lidhje për Deklrataën e Pavarësisë të Shtetit Izrael shih: http:elmundosefarad.wikidot.com/deklaracija-nezavisnosti-drzave-izrael (23.09.2012).

[12] GARAUDY, Roger, ”Rasti Izrael, studim i sionizmit politik”, Tetovë,  2002, fq. 119.

[13] GARAUDY, Roger, ”Rasti Izrael, studim i sionizmit politik”, Te­tovë,  2002, fq. 118, cituar sipas: Davar, shtator, 1967.

[14] GARAUDY, Roger, fq. 141.

[15] KARLSSON, Ingmar, “Vjera teror i tolerancija”, Tuzla, 2005, fq. 320.

[16] VINTER, J. Tim, “Islam 2000: Feja për fundin e modernizmit”, Ljil­jan, dhjetor, 98 – Janar 99.

[17] VINTER, J. Tim.

[18] Jerusalem Post, 03, prill, 2001, cituar sipas: IMRAN, N. Husein, “Je­rusalem u Kur’anu”, Prometej, Sarajevo, 2003, fq. 239, cituar sipas:  Jerusalem Post, 3 prill, 2001.

[19] IMRAN, N. Husein, fq. 238-239, cituar sipas: Jerusalem Post, 04, dhjetor, 2000.

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Disa arsye pse nuk duhet të bëni dush me lentet e vëna

Disa arsye pse nuk duhet të bëni dush me lentet e vëna

Puigdemont: Unë në Belgjikë, jo për azil

Puigdemont: Unë në Belgjikë, jo për azil

Lunaçek, mesazh të qartë Kosovës në fund të mandatit: votojeni Demarkacionin, ose iu mbyllen dyert për në BE

Lunaçek, mesazh të qartë Kosovës në fund të mandatit: votojeni Demarkacionin, ose iu mbyllen dyert për në BE

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.