Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një rus i “çmendur” pas shqipes: Maksim Makartsev rrëfen rënien në dashuri me gjuhën tonë

by te Sheshi
22/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Një rus i “çmendur” pas shqipes: Maksim Makartsev rrëfen rënien në dashuri me gjuhën tonë

Nga Shkëlzen Rrecaj

Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës ku po vazhdon punimet Seminari i 34-të Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare, do takosh dhe një rus interesant që ligjëron në shqip dhe mbi shqipen. Quhet Maksim Makartsev.Maxim Makartsev 2

Ai në këtë seminar u paraqit me temën “Shpjegimi i nyjave gjatë mësimit të gjuhës shqipe në auditorët rusë për nivelin fillestar.” Makartsev, punonjës në Institutin e Sllavistikës në Moskë, ka mbrojtur tezën “Mënyra habitore në gjuhën shqipe, maqedonase dhe bullgare”, të cilën temë e përfundoi në vitin 2010. Ai për portalin “tesheshi.com” tregon se si ka filluar ta mësojë gjuhën shqipe, “Në universitet kisha specializim mbi gjuhën bullgare dhe vetëm kur fillova me tezën fillova të mësoj edhe gjuhën shqipe në vitin 2006.

Në atë kohë në Moskë nuk kishte shumë mundësi për të mësuar shqipen, pasi që mungonin pedagogët. Kishte vetëm në Institutin për Marrëdhënie  Ndërkombëtare një mësuese, por ky institut është shumë i mbyllur d.m.th njeriu nga jashtë nuk mund të shkojë për të mësuar.” Por ai nuk kishte hequr dorë lehtë nga meraku për të mësuar gjuhën tonë. Makartsev na e zbulon kontaktin e tij të parë me gjuhën shqipe, “Në Universitetin Shtetëror “Lomonosov” në Moskë, kishte një grup për filologjinë maqedonase dhe aty kishte kurs për gjuhën shqipe. Aty erdhi një mësuese nga Shqipëria dhe ata që mësonin aty ishin në një nivel më të avancuar, kështu që mua nuk më përshtatej pasi nuk kisha bazat elementare. Megjithatë nuk hoqa dorë dhe në vitin 2008 shkova në Shqipëri dhe fillova mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe dhe shumë shpejt fillova të flasë shqip.

Rashë në dashuri me Shqipërinë dhe që nga ai vit e vizitoj rregullisht dhe jam pjesëmarrës i rregullt në seminarin për gjuhën shqipe atje në Tiranë, bëj studime dhe kërkime në disiplinën e albanologjisë.” Pyetjes sonë se cili ishte motivi që ndezi dëshirën e tij për ta mësuar gjuhën shqipe, ai i përgjigjet: “Në fillim ishte vetëm detyrim për ta përgatitur temën “Mënyra habitore në gjuhët e Ballkanit”,  e që u bë detyrim për ta mësuar shqipen. Pse të mos e mësoja edhe një gjuhë. Mësimi i shqipes më bëri që ta dua gjuhën dhe kulturën shqiptare. Tani më pëlqen shumë të jap mësim në gjuhën shqipe ashtu siç më pëlqen kur shoh njerëz që vazhdojnë të mësojnë dhe të flasin gjuhën shqipe.

11889700_10153586489325996_8429338445045348004_n

Duke patur parasysh largësinë gjeografike të Rusisë nga trojet tona, ne kërkuam nga ai që t’na zbulojë interesimin e rusëve për gjuhën shqipe. Makartsev rrëfen se ka shumë interesim, madje në kursin e tij nuk ishte i vetëm. Përveç tij aty ishin edhe tri vajza, dy nga ato u dashuruan me shqiptarë. Njëra u martua, ndërsa tjetra është e fejuar po ashtu me shqiptar, e treta ngeli vetëm me interesimin për ta mësuar gjuhën shqipe. Ai po ashtu shtoi se ka biznesmenë që janë të interesuar për ta mësuar shqipen për të bërë biznes në Shqipëri.

Kërkimet e tij në fushën gjuhësore ai i bën në zonën e Korçës, sepse i intereson e folmja sllave dhe ndikimi i gjuhës shqipe në të folmen sllave të zonës. Ai është fokusuar për të folmen e Boboshticës që është një fshat në rrethinën e Korçës dhe aty jetojnë gjashtë folës të një të folme shumë arkaike sllave dhe interesohet për ndikimin e gjuhës shqipe në këtë të folme. Po ashtu ai merret me bilinguizmin d.m.th për situatat kur përdoren dy gjuhë, kur një njëri përdor dy gjuhë p.sh shqipen dhe maqedonishten dhe interesohem nga kushte kur, pse, etj.. Ai thotë:  “Gjithmonë kur e studioj gjuhën shqipe e studioj me krahasim me gjuhët tjera.”

Maxim Makartsev 1

Fjalë të mëdha ka edhe për Seminarin dhe pjesëmarrësit në të, “Këtu vijnë njerëz nga gjithandej dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësi të takoj jo vetëm studentë që do të jenë gjenerata e re e studiuesve, por edhe studiues të vjetër e kolegë nga e gjithë bota. Mua me pëlqeu shumë programi i seminarit nuk kemi vetëm mësime, por gati çdo ditë kemi referime, ligjërata shkencore, kështu që jo vetëm që mësojmë gjuhën praktike, por interesohemi edhe për gjëra teorike.”

Maksimit ka filluar t’i pëlqej edhe Prishtina, i cili prej që ka ardhur në kryeqytet vazhdon të vizitojë vende të ndryshme dhe shpreson që të vijë përsëri dhe të vazhdoj aktivitetin e tij shkencor.

I themeluar në vitin 1974 Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, ky seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë në përgjithësi.

Ndërsa në vitin 1991 ishte ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Edhe pse nuk po zgjon interesim aq të madh për t’i dëgjuar kumtesat, referimet për shkak se muaji gusht është pushim për studentët, ata të cilët po marrin pjesë janë më shumë profesorë në pension si dhe studiues të cilët po marrin pjesë më referime, kumtesa, etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Edhe policët njerëz janë: bëhen tapë dhe qëllojnë në ajër!

Edhe policët njerëz janë: bëhen tapë dhe qëllojnë në ajër!

VIDEO/Rrufeja godet avioni, gjithçka regjistrohet nga pasagjerët e tmerruar

VIDEO/Rrufeja godet avioni, gjithçka regjistrohet nga pasagjerët e tmerruar

Te jetë kjo diçitura e fotos:  “Moj BE ta lumsha syrin. S’guxon kush me t’prek kufirin”?!

Te jetë kjo diçitura e fotos: “Moj BE ta lumsha syrin. S'guxon kush me t'prek kufirin”?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni