Shpesh herë dëgjojmë për pasojat e tmerrshme që sjell në plantin tonë fenomeni i ngrohjes globale, por disa njerëz në Indi kanë treguar nëpërmjet veprimeve të tyre se çdo gjë është në duart tona.
Fatmirësisht ka shumë njerëz të mirë që janë gati të bëjnë qoftë edhe gjërat më të vogla për shpëtuar planetin, siç është mbjellja e një peme.
800 mijë njerëz jetojnë në Uttar Pradeshl, duke nisur nga studentët, shtëpiaket apo zyrtarët shtetërorë, të cilët janë organizuar dhe kanë arritur të mbjellin 49.3 milion pemë brenda 24 orëve.
Ky është një rekord i ri botëror. Sipas të dhënave shtetërore, brenda vitit 2030 në Indi pritet të mbillen rreth 95 milion hektar tokë. /tesheshi.com/