Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një rekord i “Lokaleve 2015” – ja kush është njeriu që kandidon për të 5-ën herë

by te Sheshi
21/05/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Një rekord i “Lokaleve 2015” – ja kush është njeriu që kandidon për të 5-ën herë

Nga Gëzim Hashimi

Meqënëse rekordet janë bërë për t`u thyer, kjo është e mundur edhe me përfshirjen në politikë.  Një rekord të ri, duke synuar zgjedhjen për herë të pestë rresht si drejtues i një njësie të qeverisjes  vendore, kërkon të arrijë kryetari aktual  i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

Gezim Topçiu

Ai ja doli të kalonte edhe “sitën Rama” që nuk lejonte rikandidimin e atyre të zgjedhurve  që kishin ushtruar deri në tre mandate.  Këtë fat nuk e pati krushku i tij, kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Duke patur “kumbarin” e tij Pandeli Majko (edhe ky i zgjedhur disa herë deputet në zonën e Maliqit), një mbështetës të fortë në strukturat e larta të PS-së, Topçiu  mposhti që herët edhe konkurencën  brenda  partisë.

Rivali i tij nga e njëjta  parti, Bashkim Hazisllari, entuziazmin për të dalë si kandidat për kryetar bashkie në Maliq e pati një flakë kashte.  U vendos të garojë sërish ai, njeriu i sprovuar edhe më parë.

“Ne  besojmë se eksperienca dhe profili i tij i duhen bashkisë së re”,  tha Z. Rama në takimin e prezantimit të Gëzim Topçiut në Maliq.  Nëse do të ishte çështja e votës vetëm për këtë qytezë të ish-kombinatit të sheqerit,  bashkia zor se do të ndryshonte kreun e saj.  Jo se Topçiu në katër mandate i ka lënë  kaq të kënaqur bashkëqytetarët e tij, por sepse qyteza është një bastion thellësisht e majtë.

bashkia maliq

Ky ka qënë një nga shkaqet kryesore që kanë munguar thuajse tërësisht investimet.  Vetëm në këta 18 muajt e qeverisjes së  koalicionit të majtë,  më në fund, në Maliq u vu dorë për të përmirësuar disi infrastrukturën rrugore. Rreth 1 milion dollarë investime  janë kryer për herë të parë nën qeverisjen Rama, dhe priten 8 milion euro  të tjera. Bashkia e tanishme,  ka institucionin e saj, një filial banke,  zyrën postare, poliambulancën,  qendrën kulturore, shkollën 9-vjeçare dhe atë të mesme, si të vetmet këto si  qendra punësimi.  Asnjë aktivitet privat  me peshë që do të hapte  vende për për shumë se pesë vetë nuk egziston.

Banorët. në pjesën më të madhe janë të papunë dhe shumë prej tyre nxitojnë aty nga fillimi i vitit që të plotësojnë dokumentacionin për asistencë sociale.  E sikletshme duhet të ketë qënë  për kryetarin e bashkisë ndërhyrja e INUK-ut pak kohë më parë për prishjen e ndërtimeve pa leje, midis tyre edhe disa kioska,  sepse të tjera familje iu shtuan  atyre që nuk kanë se nga të sigurojnë të ardhura.

Gezim Topçiu ne banesen e tij

Gëzim Topçiu mori mbi vete ankesa e pakënaqësi, por as këto nuk ia cënuan imazhin prej njeriu të matur. Në  rrugëtimin e tij të gjatë si kryebashkiak, ai nuk  ka marë kthesa të forta. Asnjëherë nuk ka qënë konfliktual.  Nga mesi i muajit maj të vitit 2011, në oborrin e banesës së tij private u gjet reth 1 kilogram lëndë plasëse që nuk arriti të shpërthente. U dyshua se ky ishte një kërcënim  për kryetarin e bashkisë.

Në qytezën ku  edhe disa shkëndija mund të ndezin një jetë të gjallëruar, ai është munduar të organizojë aktivitete modeste. “Festa e ëmbëlsirave”, ka dalë si inisiativë e bashkisë për të kujtuar  se dikur në Maliq prodhohej një sheqer cilësor për mbarë vendin.  Festa të vërteta mes njerëzve janë ato kur qendra kulturore “ Dhimitër Orgocka”  zhvillon me nxënësit e të rinjtë.

Sepse në Maliq është e vështirë të argëtohesh; dhe ata që përpiqen t`i japin gjithashtu jetë këtij qyteti të vogël, mbeten veteranët e pensionistët. Në dy tre stenda, shikon herëpashere të vetmet njoftime ato për përvjetore çlirimi të vendit,  apo ngjarje përkujtimore që i sjellin në vëmendje më të moshuarit.

Banorët, thuajse të gjithë, mbeten nostalgjikë të kohës kur ishte në punë kombinati i sheqerit dhe ata nuk vuanin për një vend pune.  Gëzim Topçiu  u mban gjallë shpresën se një ditë ky kombinat do të ringjallet. Ai doli pak muaj më parë në media për të dhënë publikisht  sihariqin e rivënies në  funksionim të kombinatit.

ish kombinati

Deklaroi se një konsorcium polak dhe disa biznesmenë shqiptarë  kanë hedhur hapat e parë për të ringritur një fabrikë bashkëkohore të prodhimit të sheqerit. “Jemi optimistë për realizimin e një investimi që kap vlerën  50 milion euro, e që do të punësojë në total brenda fabrikës por dhe në fushë rreth 20 mijë punëtorë.  Ne me optimizëm mendojmë që ndoshta këtë radhë edhe ky kombinat do të lëvizë”,  tha Topçiu.

Por, në prezantimin e para disa ditëve që i bënë drejtuesit e Aleancës për Shqipërinë Europiane në Maliq, Gëzim Topçiu  nuk e përmendi këtë premtim. As Rama me Metën.

“Qeverisja e duhur është ASHE, për të vënë në punë këto resurse të jashtëzakonshme  që do të ketë bashkia e re e Maliqit. Duke nisur me dhënien fund të degradrimit të fushës së Maliqit, përmes një projekti të  Bankës Botërore, dhe investimeve në kanalet e vaditjes e kullimit, që tashmë do të jenë përgjegjësi e bashkisë së re”, u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Tani që është në  fushatë për të  fituar mandatin e pestë, Gëzim Topçiu  bën të tjera premtime.

“Bashkia e Maliqit do të jetë e madhe  dhe kërkon djem e vajza  të reja që të marrin përgjegjësi për të punuar pas 21 qershorit.  Ne do ta fillojmë punën nga mundësimi i ujit të pishëm , sepse pa ujë nuk ka jetë. Komunat i kanë lënë fshatrat tona  në mëshirë të fatit, prandaj ne do të fillojmë të asfaltojmë rrugët që në vitin e parë të mandatit tonë”, zotohet Topçiu.

Reforma territoriale  e bën një “pashallëk” më vete edhe bashkinë e Maliqit.  Qytezës do t`i shtohen edhe pesë komuna: të Libonikut, Pirgut, Pojanit, Vreshtasit dhe Moglicës.  Reth 80 mijë banorë do të jenë nën administrimin e kësaj bashkie, të cilën Gëzim Topçiu po tenton që ta drejtojë edhe një herë të pestë.

Një reformë territoriale e cila që tani u ka hapur punë kandidatëve,  sepse duhet t`i bëjnë llogaritë ndryshe me votat dhe zgjedhësit.  Ndoshta kjo do të jetë edhe sprova e vërtetë e kryebashkiakut “veteran” të PS-së. Ai thotë se do ta fillojë nga uji i pijshëm dhe rrugët. Gjithshka pra nga e para. Dhe Gëzim Topçiu nuk duket i lodhur,  ndonëse një rekordmen si kryebashkiak. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Mianmar, murgu budist quan lavire të dërguaren e OKB, sepse mbrojti muslimanët

Mianmar, murgu budist quan lavire të dërguaren e OKB, sepse mbrojti muslimanët

“Haxhi baba” Selajdin dhe maqedonasi Sllave Collakovski: ja pse protestuam kundër Gruevskit

Ja efektet e krizës politike në ekonominë maqedonase, përfshirë dhe “Kumanovën”

Nga këpucar në polumbar legjendar! – ky ishte Rafael Balashi (Ropi)

Nga këpucar në polumbar legjendar! – ky ishte Rafael Balashi (Ropi)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni