Një video e një reklame të bërë nga një importues BMW-je për Republikën Çeke u shfaq në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë diskutime
Videoja tregon një kursant të frikësuar që vuan nga parkimi ndërsa instruktori i tij nuk mund ta fshehë pakënaqësinë. I riu nuk di as të mbyllë derën e makinës stërvitore dhe ndjen turp për ngathtësinë e tij.
Por sapo del nga Toyota mësimore, ai has një BMW të re Seria 4, e cila e fton atë për t’i hipur. I riu pranon ftesën dhe shndërrohet në një mjeshtër brutal të shpejtësisë dhe spektaklit të egërr me goma. Për habinë e instruktorit…
Ideja e reklamës është e qartë: BMW lejon të gjithë të shijojnë makinën, kështu që gjithçka varet nga makina.
Por snhumëkujt nuk i ka pëlquar ideja, veçanërisht sepse besohet gjerësisht se shoferët e BMW-ve janë më të pamëshirshmit në rrugë. Ata shpesh akuzohen për mosrespektim të të tjerëve në timon, me disa madje që shkojnë aq larg sa të konsiderojnë drejtuesit arrogantë një fenomen të markës BMW.
Sipas reklamës, as disa drejtuues BMW-je nuk ishin dashamirës, pasi menduan se një reklamë e tillë do të thellojë vetëm paragjykimet dhe satanizimin e atyre që me të vërtetë e duan dhe e shijojnë BMW. Shikoni dhe thoni nëse kanë të drejtë…/tesheshi.com/