Një dietë anormale, por që ndoshta shumë vetë do e pëlqejnë. Kishte arritur një peshë përtej çdo limiti, prej 146 kilogramësh të cilat ishin shumë për pronarin e Penaluna’s Fish and Chips në Uells, restorant i specializuar për pjata me bazë peshkun dhe patatet e skuqura.
“Janë të preferuarat e mia. M’u desh një vit por ja dola. U dobësova 44 kilogramë. Natyrisht mund të jetë një dietë jo shumë e ekuilibruar, por nuk kam bërë shumë sakrifica. Për më tepër për punën time është një publicitet i madh”, thotë 32 vjeçari Lee Penaluna, për Wales Online./tesheshi.com/