Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një president gjithëkombëtar: ja si ideja e Ramës po acaron kosovarët

by te Sheshi
19/02/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një president gjithëkombëtar: ja si ideja e Ramës po acaron kosovarët

Raportet e kryeministri Rama me faktorin politik të Prishtinës, si dhe me atë shoqërisë kosovare në përgjithësi, kanë përftuar dikotominë dashuri – urrejte. Kështu dhe në rastin e fundit, me prezencën dhe qëndrimet e tij gjatë ditëve te jubileut të Pavarësisë. Pasi u kap me Haradinajn për Demarkacionin, ai u përkujdes që në ditën e pavarësisë të ndez një “luftë” të re; kjo pasi doli me idenë për një President gjithëkombëtar, dhe gjithashtu për një politikë të unifikuar kombëtare të sigurisë. Këto dy propozime Rama i bëri gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

E pranoi se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash, po tha se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai

Dhe pas këtij deklarimi nuk vonuan reagimet nga Kosova, ku parti opozitare e njohës të rrethanave politike, drejtuan kritika të mëdha ndaj Ramë.s

LDK-ja e Isa Mustafës e ka quajtur idenë e Ramës si mosrespekt ndaj Kosovës.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së thotë se “një propozim i tillë është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur dhe të integruar në BE dhe NATO”.

Më i ashpër ka qenë profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili e quan Ramën të pabesë dhe iniciativat e tij i sheh me qëllim ta dobësojnë shtetin tone.

“Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja ‘qëllimet e fshehta’ të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Kurse avokati Dastid Pallaska, thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i pensiononte patriotët e karrierës.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, shkruan Pallaska në FB.

Deri pak vite më parë, tek shqiptarët e Kosovës e ata të Maqedonisë, Rama shihej si “mish i huaj” në gjykimin folklorik. Nisur nga emri dhe prejardhja e tij fetare pa konotacion kombëtar (Para tingëllimit Salë, ai Ed nuk u thoshtë asgjë dhe kaq mjaftonte si argument), Rama mbetej shumë i largët, gjithnjë në raport me Berishë. Por ndryshimi i konteksteve politike e ndryshoi këtë raport. Tashmë Rama është bërë pjesë e qenësishme e politikës kosovare, deri në pikën sa ngjall dhe bezdi…kur u futet në sinore. /tesheshi.com/        

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Zhgënjen Snapchat, 1.5 milionë përdorues kërkojnë versionin e mëparshëm

Zhgënjen Snapchat, 1.5 milionë përdorues kërkojnë versionin e mëparshëm

Ndalimi i synetllëkut në Islandë nxit zemërim të prijësve të të tri besimeve në vend

Ndalimi i synetllëkut në Islandë nxit zemërim të prijësve të të tri besimeve në vend

Ndërhyrja në ndihmën ekonomike, Basha formulon akuzën e re për Ramën: nazist!

Ndërhyrja në ndihmën ekonomike, Basha formulon akuzën e re për Ramën: nazist!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni