Nën eco-n e fortë politike të protestave te Astiri, aty ku dhe opozita ka ngritur stacionin e saj të ardhës të betejës së përditshme me mazhorancën, kreu i Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur të denoncojë rivalët politikë me një foto e nga e djeshmja.
““Urban Pool”. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem ‘partisë së shpellës’ kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj.
Siç shihet pra, është ish-gropa e famshme me emrin e ish-biznesmenit kosovar Hajdin Sejdia. Nuk dihet se pse këtë gropë, dikur çibani më i shëmtuar i qendrës së Tiranës, Veliaj ia ka faturuar atyre 4 viteve që kryeqyteti u qeveris nga Basha, pas nuk është aq e largët ajo kohë, për të qenë aq e mjergulluar, sa të ngatërrohen gjërat. Gropa realisht mbeti e hapur përgjatë gjithë viteve të Ramës kryebashkiak, që dhe ky e pasoi nga koha e Sali Kelmendit dhe Albert Brojkës. Madje ka qenë një ndër “misteret” e mëdha të qeverisjes së Tiranës prej Ramës, ajo se pse ai nuk e mbylli apo nuk transformoi dot. Më pas, do ishte Basha ai që do e mbyllte për ta kthyer në lulishte, siç është dhe sot.
Basha ishte në fillimet e tij në Bashki dhe i duhet me patjetër një vepër e prekshme.
Ja ç’do deklaronte ai atë kohë, kur sapo nisi puna te gropa për mbylljen e saj:
“Sot ka filluar puna për kthimin e hapësirës në një hapësirë të gjelbër. Ky është një hap për ta kthyer iranën në një qytet ku jetohet dhe punohet. Bashkia po punon për krijimin e projekteve të mëdha dhe të njëjtat projekte për të kthyer gjelbërimin do të bëhen edhe në zona të tjera”.
Krahas kësaj, Basha mbylli dhe kantierin e hapur të sheshit “Skënderbej”, si dhe anulloi projektin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe afërësisht aty ku ishte gropa e Sejdisë, për ta transferuar te Namazgjaja.
Sheshit i dha një pamje tjetër, me një gjelbërim të pjesshëm e duke rilejuar kalimin e automjeteve, ndërsa nëpër shtylla ndriçimi varri vazo me lule. këto ishin pak a shumë ato çfarë bëri në katër vite. Por është rasti për të saktësuar se gropa e Hajdin Sejdisë nuk ka pse t’i atribuohet atij. Sido-sido, ai e mbylli atë konsiderohej dhe si një bordello në natyrë në mes të Tiranës, veç funksionit të ËC-së po natyrore.
Veliaj ndoshta – dhe duhet mundet kështu duhet ta ketë menduar – ia faturon PD-së atë gropë legjendare, duke iu referuar hapjes së saj, pra viteve të para ’90-të, kohë kur si Shqipëria e si Tirana qeverisjen nga kjo parti. /tesheshi.com/