Një oficer policie është vlerësuar për gjestin e tij human, pasi i dha uniformën e tij një fëmijë të humbur në shi, ndërkohë që vetë u bë qull.
Fotot tregojnë momentin e adhurueshëm, se si polici i trafikut nga Jinhua, Kinë mbështjell me mushamanë djalin e vogël i cili nuk po gjente gjyshen.
Imazhet e incidentit që ndodhi në 1 qershor janë shpërndarë në rrjetin social kinez Weibo dhe skena ka prekur të gjithë përdoruesit e internetit, raporton People’s Daily Online.
Në postim shkruhej se diferenca e gjatësisë së efektivit të policisë dhe fëmijës së vogël e bënte skenën jashtëzakonisht “të lezetshme”. /tesheshi.com/