Pak para protestës së tij të paprecedent, presidenti Meta morri një mesazh amerikan jo të drejtpëdrejtë, se nuk i njihet e as i përkrahet lëvizja e tij, gjersa mban postin e kreut të shtetit.
Kjo u la e nënkuptuar nga një deklaratë e ambasadores Yuri Kim, e cila, pas një dreke dyorëshe me kreun e PD-së Basha, e potencoi fort si “lider opozite”.
“Sapo pata një takim shumë të kënaqshëm me liderin e opozitës. Jam shumë e lumtur për këtë. Çdo gjë tjetër mbetet mes nesh”, deklaroi znj. Kim para gazetarëve, duke mos pranuar të japë komente të mëtejshme.
I gëzuar nga kjo deklaratë u ndje dhe vetë Basha krah saj.
“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe përfaqësuesen e aleatëve tonë strategjikë, një bisedë jashtëzakonisht të mirë”, u shpreh njeriu që drejton PD-në. /tesheshi.com/