Një gjë e pazakontë ka ndodhur të shtunën në Kumanovë, ku Këshilli Mbipartiak (bashkim i disa grupimeve politike shqiptare), me ftesë të organizatave joqeveritare, realizoi tribunën e parë me temë: “Bëhu dhe ti opozitë e së keqes”, ku të pranishëm ishin personalitete të njohura shqiptare.
Dhe, pas fjalimeve të shumta, ndodhi ajo që bëri bujë: një moshuari tha se do jepte pensionin e tij, vetëm e vetëm që Këshilli Mbipartiak të vazhdojë me misionin fisnik për të bërë bashkë të gjitha forcat opozitare në vend kundër pushtetit të Gruevksit & CO.
Ky akt të kujton atë të të ndjerit Ardian Klosi, i cili në fillim të viteve `90-të, kur sapo kishte nisur lëvizja e Dhjetorit dhe po shkohej drejt formimit të së parës parti politike opozitare, siç do ishte PD-ja, vendosi të dhurojë për të paratë e kursyera deri atëherë. /tesheshi.com/
Ndiqni videon: https: