Nëse keni një aromë të keqe të frymëmarrjes, atëherë këshillohet të konsumoni këto pije me vitamina. Bëhet fjalë për një pije që është e pasur me vitaminë C dhe të redukton mundësinë e mbledhjes së baktereve në gojë.
Përbërësit:
2 litra ujë natyral
2 portokaj
3 kivi
5 luleshtrydhe
Lëng limoni
Përgatitja:
Lajini mirë frutat dhe pastroni pjesët e tyre të pangrëshme. Më pas hidhni frutat në ujë e shtoni lëngun e limonit. Lërini rreth një orë në frigorifer dhe më pas konsumoni lëngun. Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe disa fletë mente./tesheshi.com/