Bon Shaw nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, ka në akuarium një peshk i cili dëshiron të ledhatohet gjatë gjithë kohës.
Madje, gjallesa injoron edhe ushqimin, sapo pronari tij fut dorën në akuarium, shkruan DailyMail.
“Mendon se është qen dhe i nevojitet ledhatimi. Sa herë që fusë dorën në ujë, ai afrohet dhe ka dëshirë të jetë pranë”, ka shkruar Shaw.
Dëshirën e këtij peshku, ai e kishte vërejtur pa dashje teksa po rregullonte gurët dhe ai iu afrua për ta përkëdhelur./tesheshi.com/