Kryeministria përgënjeshtroi lajmin e dhënë nga The Sun-i britanik, sipas së cilit, në Shqipëri do ngrihet një kamp emigrantësh që tentojnë Britaninë e Madhe.
“Asnjë kap refugjatësh nuk do ngrihet në vendin tonë! Ne nuk bëjmë detyrat e vendeve më të pasura se ne”, thuhet nga zëdhënësi i të parit të qeverisë, Endru Fuga.
“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë.
Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne“, shkruan Fuga. /tesheshi.com/