Një përfaqësuese e minoritetit grek do të mbajë postin e zv.ministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europës.
Artemis Dralo do të zëvendësojë Odeta Barbullushin, e cila prej disa vitesh mbante postin e zv.ministres.
Artemis Dralo ishte kandidate për deputete nën logon e Partisë Socialiste në Dropull.
Prezantimi zyrtar i Dralos do të bëhet në Asamblenë e Partisë Socialiste që mbahet më 7 shtator. /tesheshi.com/