Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paralajmërimet nga Vetëvendosja për marrje pushteti: a mund të ndodhë vërtet?!

by te Sheshi
18/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Paralajmërimet nga Vetëvendosja për marrje pushteti: a mund të ndodhë vërtet?!

Nga Blendi Gashi

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë në një krizë, kjo për shkak të kundërshtimeve mes pozitës dhe opozitës për dy marrëveshjet e nënshkruara, asaj të Demakacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komuave me shumicë serbe apo siç e quan ndryshe Vetëvendosje “Zajednica”.

Mosdakordimi, arritja deri te një vendim final për çështjet në fjalë, veçanërisht për Demarkacionin, lehtë mund të bëj që vendi të rrëshqasë drejt zgjedhjeve të reja, kërkesë kjo e opozitës që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Ka kohë që të gjitha partitë politike si ato në pushtet por edhe  në opozitë çdo ditë mbajnë takime të ndryshme me strukturat e tyre, kjo një përgatitje për zgjedhjet e parakohëshme.

Drejtues të partive pa dallim disa herë kanë pohuar për media se nëse veç merret vendim për të shkuar në zgjedhje të reja paralamentare, subjektet e tyre janë të gatshme për një gjë të tillë.

Të gjitha partitë si çdo herë shprehen të bindur në fitore, derisa sonazhet e ndryshme kanë treguar se skena politike kosovare është e mundshme të pësojë ndryshime edhe pse jo rrënjësore.

Përveç PDK-së së Kadri Veselit e LDK-së së Isa Mustafës, është partia e parë opozitare Lëvizja Vetëvendosje e cila gjatë takimeve që po zhvillon me strukturat e saj ku po zgjedh kreytarët e qendrave në mbarë vendin po shprehet e bindur se koha e saj po vjen dhe se do të rrëzon nga pushteti dy partitë që po udhëheqin me vendin.

Se një gjë e tillë mund të ndodh së fundmi, kanë paralajmëruar edhe dy prej drejtuesve më të lartë të VV-së, kreytari i Lëvizjes Visar Ymeri dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Të dy këto figura të larta të VV-së kanë shprehur bindjen se Lëvizja e tyre do të jetë shumë me e fuqishme dhe se do ta ndryshoj Kosovën.

Por padyshim se përtej këtyre deklarimeve, shtrohet një pyetja, nëse është kjo një dëshirë e momentit apo një ëndërr që mund të bëhet realitet, ashtu si ndodhi në Prishtinë?!

Pra, a mundet që Lëvizja që e themeloi Albin Kurti të bëj edhe një befasi të madhe, ta marrë drejtimin e shtetit pasi mori tre vjet më parë drejtimin e kryeqytetit, Prishtinës që për më shumë se 14 vjet u drejtua nga partia e kryeministrit aktual Isa Mustafa?!

Krerët e VV-së Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti gjatë një fjalimi që mbajtën së fundmi në takimin me strukturat e partisë në qytetin e Pejës u shprehën tejet të sigurt se Vetëvendosje do të jetë e fuqishme, jo vetëm në Prishtinë, por në tërë Republikën e Kosovës.

shoeda

Deklaratat e Ymerit dhe Ahemtit janë një “kërcënim” direkt për Kadri Veselin e Isa Mustafën se janë duke punuar ditë e natë për t’i rrëzuar nga pushteti, dhe për ta marrë udhëheqjen e shtetit.

“Puna dhe bashkëpunimi nuk duhet të ndalet. Kemi shumë vite përpara që ta ndryshojmë bashkë Kosovën, ashtu siç po e ndryshojmë bashkë Prishtinën”, tha Shpend Ahmeti.

ymeriii

Edhe kreu i VV-së, Visar Ymeri, tha se Vetëvendosje është e gatshme për t’i bërë ndryshimet e nevojshme që qytetarët po i presin.

“Lëvizja Vetëvendosje shihet nga një numër i madh i qytetarëve si e vetmja shpresë për Republikën e Kosovës. Ne duhet të jemi të gatshëm që ta pranojmë qytetarin i cili i ka sytë kah ne. Prandaj, unë po e them që ne jemi gati. Jemi gati për përgjegjësinë që e kemi dhe jemi gati edhe për ta ndryshuar Republikën e Kosovës dhe për ta bërë këtë Republikë, Republikë të qytetarëve të barabartë, Republikë të barazisë, të sovranitetit dhe Republikë të bashkimit”, deklaroi Visar Ymeri.

Analistët: VV është rritur; por ja ç’duhet të bëj për të ardhur në pushtet?

Por shtrohet pyeta se ka apo jo përkrahje aq të madhe në popull Vetëvedosje sa të rrëzoi nga pushteti dy partitë më të mëdha që kanë qeverisur vendin që nga paslufta?

Analistët politikë në vend e pranojnë se Vetëvendosje është partia që më së shumti njeh rritje në tre vitet e fundit, por thonë se përveç kritikave që bën ndaj pushtetit, duhet edhe të ofrojë alternativa se si të dilet nga gjendja e rëndë që e ka kapluar Kosovën.

Analisti politik, Albinot Maloku, thotë se angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje, prej pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, e ka përshkuar një trajektore e cila ka reflektuar shpresa për rritje të saj.

albinot-maloku

Pavarësisht të gjitha sfidave, sipas Malokut, VV edhe sot ka një identitet, por i cili edhe mund të zhvillohet e fuqizohet.

“Në disa sondazhe të bëra deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka dal mirë, për të mos thënë se ka shkuar mundësia të jetë edhe subjekti politik i dytë në vend. Ngjarjet që kanë ndodhur e që mund të ndodhin deri te një proces zgjedhor në Kosovë, mund të kenë ndikim tek ndonjë ndryshim, mirëpo përmirësimet janë shumë të nevojshme brenda këtij subjekti politik. Gjithsesi, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdoj të jetë strukturë politike parlamentare e vendit edhe për një kohë të gjatë”, thotë Maloku, për tesheshi.com.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Faik Krasniqi, thotë se çdo parti pretendon të fitojë pushtetin, por, dëshira dhe realiteti janë larg njëra-tjetrës.

Faik Krasniqi

Ai thotë se duke marrë parasysh se partitë në pushtet PDK-LDK, janë duke keq-qeverisur, janë dy parti të konsumuara dhe deri në fyt të kriminalizuara, atëherë ardhja në pushtet e VV-së përmes votës nuk është e pamundur, por natyrisht jo e lehtë.

“Pse nuk është aq lehtë ardhja në pushtet? Sepse partia në pushtet, PDK-ja, e cila është në mandatin e tretë të saj, është fuqizuar shumë gjatë këtyre tre mandateve sa janë në pushtet, me punësime dhe favore për anëtarët, militantët dhe kompanitë e afërta me këtë parti. Cilado parti që synon pushtetin, e kjo vlen edhe për lëvizjen Vetëvendosje e ka parasysh këtë gjë, dhe për ta përmbysur këtë pushtet përmes votës, duhet të ndryshojë strategjinë e saj. Kjo parti nuk guxon të fokusohet me muaj e vite të tëra në vetëm dy kauza, si psh në Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin, padyshim që këto dy çështje janë shumë të rëndësishme dhe jetike për sovranitetin e Kosovës, por hallet e qytetarëve janë shumë më të mëdha se këto dy çështje, halle që po e shkatërrojnë dita-ditës. E, sidomos korrupsionin që është shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë”, deklaron Krasniqi, për tesheshi.com.

Sipas tij, për të ardhur në pushtet VV duhet çdo ditë ta denoncojë pushtetin aktual, për korrupsion, keq-qeverisje, krim të organizuar e shumë çështje të tjera, prej të cilave po vuajnë qytetarët e Kosovës.

“Por jo vetëm të kritikojë dhe denoncojë, njëkohësisht edhe të ofrojë alternativa për gjitha çështjet dhe alternativën se si të dalim nga kjo gjendje e rëndë që e ka kapluar Kosovën. Kjo vlen për çdo parti që e synon pushtetin, por me qëllime të mira për ecjen përpara të këtij vendi, sepse duke denoncuar me fakte ajo parti është më afër qytetarit. Tek e fundit vota e qytetarit është ajo që vendos se cila parti të jetë në pushtet e cila në opozitë!”, thotë Krasniqi.

Ndryshe, viti 2017-të parashihet të jetë vit i zgjedhjeve në Kosovë, pasi sipas kalendarit do të mbahen zgjedhjet lokale, derisa gjithnjë e më shumë ka zëra se në pranverën e vitit të ardhshme do të mbahen edhe zgjedhjet parlametare. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Imami i Qabes bën dua: O Allah, ndihmoje Turqinë! (video)

Imami i Qabes bën dua: O Allah, ndihmoje Turqinë! (video)

Reagimi emocionues i fëmijës kur shikon shiun për herë të parë (video)

Reagimi emocionues i fëmijës kur shikon shiun për herë të parë (video)

Beogradi përfshihet nga protestat, kundërshtohen ndërtimet mbi lumin Sava

Beogradi përfshihet nga protestat, kundërshtohen ndërtimet mbi lumin Sava

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni