Papa Françesku mbërrin sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke u bërë kështu i pari Papë që “vë këmbën” në gadishullin arab.
Ka qenë një ftesë e Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, i cili e ka ftuar kreun e botës katolike që të marrë pjesë në një konferencë ndërfetare.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, jetojnë pothuajse një milion katolikë, kryesisht nga Filipinet dhe India.
“Besimi në Zot na bashkon, na afron pavarësisht nga dallimet dhe na largon nga armiqësia”, tha Papa Françesku në prag të kësaj vizite historike. /tesheshi.com/