Kjo dhelpër e vogël ka fituar zemrat e vizitorëve të kopshtit zoologjik Taronga në Sidnei, pasi arriti të dalë vetë nga kutia.
“Dhelpra e llojit Fennec ka lindur më 3 dhjetor. Nuk i kemi vënë ende një emër dhe ajo sapo ka nisur aventurat e saj në botën e jashtme. Ka sy shumë të vegjël. Tani po e shikojmë që luan me të ëmën dhe të atin në ambientet jashtë kafazit” , – ka thënë Bob Price në një deklaratë për mediat.
Kafshës nuk i kanë vendosur ende një emër për shkak se nuk kanë arritur t’i dallojnë gjininë pasi kjo është dhelpra e parë e kësaj race, pas dhelprës së fundit që ka lindur në vitin 2013./tesheshi.com/