Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një ndër tragjeditë e Hasanbegut në Shkup: Elifi, e mitura 16-muajshe e humbur prej ditësh

by te Sheshi
11/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Një ndër tragjeditë e Hasanbegut në Shkup: Elifi, e mitura 16-muajshe e humbur prej ditësh

Nga Ermir Hoxha

el-1

Ndryshe nga qindra familjet e Hasanbegut, ajo Fejzullahu nuk vuan ujin e llucën në shtëpi që ka prishur e nxjerrë jashtë përdorimit plaçkë e katandi, por djalin e vdekur, Furkanin, natën e kobshme të 7 gushtit, si dhe e vajzën e tij 16-muajshe, Elifin, e cila ende nuk është gjendur prej asaj nate, e zhdukur nën rrjedhën apokaliptike të ujit.

mort 1

Aty, me dyert e mortit të hapura, priten e përcillen njerëz për ngushëllime, ku dhimbja vështirë të thuhet se nga anon më tepër: nga djali i vdekur apo nga e mitura e pagjetur ende.

Atë natë, Furkani po kthehej bashkë me gruan e vajzën nga një fshat aty pranë, kur vërshimi gjigand i ujit nga një shi jo me gjyma, por me bote që binte nga qielli, i ka kapur në autobandë. Dhe fati i ka vënë  afër një mauneje me shofer maqedonas.

Ky i fundit, u ka thënë mediave se pasi shqiptari i është lutur që ta marrë të miturën në kabinë për ta shpëtuar nga mbytja, ai ka zgjatur dorën por nuk ka mundur, pasi rrjedha e furishme e ka marrë menjëherë automjetin e vogël të tyre; ndërsa e shoqja dhe njëherësh e ëma e vajzës e mbetur gjallë, thotë se maqedonasi “u ka mbyllur derën”.

Megjithatë, familjarët nuk besojnë që të ketë ndodhur kështu, nuk besojnë pra që dhe në ato momente të jetë shfaqur ndonjë urrejtje nacionale. Sipas tyre, nusja e ka të mjergullt atë situatë, pasi mundet që shoferi maqedonas nuk ka patur kurajon që të marrë një përgjegjësi të madhe, derisa dhe vetë është detyruar që të hipë mbi kabinë për t’i shpëtuar mbytjes.

Ndërsa vetë ajo, ka treguar një vitalitet të jashtëzakonshëm, kur për orë të tëra, përgjatë gjithë natës, me peshën e rëndë psikologjike të humbjes të të shoqit dhe vajzës, ka arritur që të kapet pas një peme e të qëndrojë e lidhur pas saj, duke i bërë ballë presionit të ujit deri në  fyt.

Dhe kështu pra, familja Fejzullahu pret me ditë e orë se kur do vijë lajmi për gjetjen e vajzës 16-muajshe. I ati i vdekur u gjet vetëm të nesërmen e datës 8 gusht, siç janë gjendur e vijojnë të gjinden me dhjetra viktima të asaj nate llahtarë.mort 2

Ajo është vetëm një copës e tragjedisë së madhe të lagjes Hasanbeg të Shkupit, që ende nuk ka përfunduar, duke jua gërryer shpirtërat anëtarëve të familjes Fejzullahu.

Xhemuli, i vëllai i Furkanit e njëherësh xhaxhai i Elifit 16-mujashe, shkrehet në lot, pa e kuptuar as vetë nëse i ka për dhimbjen e vdekjes së, apo tash për humbjen pa nam e nishan të mbesës së tij të mitur.

Nuk di se për kë e për çfarë të qash më përpara, siç do thoshte populli.

E ndërsa në këtë një lagje të Shkupit, shqiptarët e atyshëm i ka pllakosur zia nga humbja jetëve dhe e pasurisë, askush nga Shqipëria amë, e cila po ngjan si njerkë këto ditë, nuk iu është qasur për një dorë vëllazërore ndihme a një fjalë ngushëlluese. E thonë hapur që do e deshin një qeveritar nga Tirana aty, pse jo Edi Ramën dora vetë. Janë një popull “i dënuar” për t’i mbajtur sytë nga Tirana, për ca arsye që arsyeja e “Shqipërisë amë” nuk ka arritur t’i kuptojë. Por ja që politika, opinioni e media në Shqipëri, këto ditë janë të zëna me hallet e qejfeve të sezonit, apo me fatin personal të Ilir Metës pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Dhe kjo nuk është thjesht tragjedi, por mynxyrë!  Sigurisht, për të vënë kujën. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
BE reagon ndaj incidenteve të fundit në Prishtinë: e papranueshme dhuna në politikë

BE reagon ndaj incidenteve të fundit në Prishtinë: e papranueshme dhuna në politikë

Nga Ylli PATA: Shndërrimi “burg”-ut në kryefjalë të politikës shqiptare

Nga Ylli PATA: Shndërrimi “burg”-ut në kryefjalë të politikës shqiptare

Mediu del në mbrojtje të pronave në bregdet: qeveria po ushtron dhunë

Mediu del në mbrojtje të pronave në bregdet: qeveria po ushtron dhunë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni