Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një mrekulli nën këmbët e Gjalicës: ja ç’mund të bëjë shqiptari kur e do punën dhe vendin e vet

by te Sheshi
27/04/2016
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Një mrekulli nën këmbët e Gjalicës: ja ç’mund të bëjë shqiptari kur e do punën dhe vendin e vet

 Nga Bardha Nergjoni

Fare mirë i duhet të ishte duke kërkuar të ikë nga ky beter vend; dhe jo vetëm pse është prej Kukësi, por sepse është aq i zoti sa Shqipëria, Kukësi, aq më tepër fshati i tij në këmbët e Gjalicës, i rri ngushtë. Por Besart Aliaj është gatuar ndryshe dhe ka vendosur ta jetojë ndryshe këtë realitet. Si? Duke dhënë më të mirën nga vetja, fantazinë, zotësinë, pasionin, punën.

12928174_1198688893477199_1692925749904986978_n

E pra, rrallëkush do ta besonte se në Shtiqën të Kukësit, një i ri 26-vjeçar, ka ndërtuar një copëz parajsë me materiale të riciklueshme. Pamja është e mrekullueshme dhe qëndrimi aty një kënaqësi më vete. 10 minuta larg qytetit të Kukësit, një sipërfaqe prej 500-600 m2 është shndërruar në një mjedis ekologjik mbresëlënës dhe, qershia mbi tortë është një rezervuar me peshq. Siç tregon Besarti, e gjithë kjo është një produkt pa mbështetje financiare, por vetëm një dëshirë për krjimin e një mjedisi të këndshëm për syrin, që ka tërhequr vëmendjen sidomos të banorëve që po kërkojnë të marrin elementë dhe eksperiencë nga i riu kuksian. Gjithçka e realizuar me materiale të riciklueshme si gomë, plastikë, qelq krijon një mjedis të këndshëm dhe japin një mesazh mjaft kuptimplotë.

Ish-student i UBT, në profilin e Inxhinierisë Agrare, drejtimi Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi, tashmë në pritje të punës, Besarti i kalon ditët e bukura të pranverës duke u kujdesur për oborrin e tij, ku ka shkrirë natyrshëm natyrën me materialet e riciklueshme. I pasionuar pas gjithçkaje në natyrë ai është kudo dhe ka vendosur si mision të përdorë sa më shumë goma të vjetra që ato mos digjen më për gëlqere.  Në oazin e tij të mrekullueshëm, ato goma të vjetra janë shndërruar tashmë në tavolinë dhë karrike ku çdo mysafir do të shijojë një kafe nën ajrin e pastër që të ofron ky oborr, dhe të shlodhë sytë në rezervuarin që pret të popullohet me peshq. Tashmë ai është kthyer në shembull për banorët, për të rinjtë e moshës së tij dhe për ambientalistët, duke na bërë optimistë se ka ende shpresë për një mjedis miqësor dhe të shëndetshëm. Në një intervistë, Besart Halilaj tregon pasionin e tij të ardhur nga shkolla dhe pritjen e një pune në një profil që ka shumë nevojë, por që vetëm specialistë nuk punëson.

Ju keni tashmë një profesion të lidhur me mjedisin. A ka ndikuar shkollimi në krijimin e këtij ambjenti mjaft interesant për materialet e përdorura?

Si inxhinier në profilin Akuakulturë jam lidhur shumë me mjediset ujore. Kjo ka bërë që pas përfundimit të fakultetit të jem në kontakt me këtë mjedis dhe ta shoh shkatërrimin e lumenjve, ndotjen e tyre si dhe ndotjen e liqenit nga mbetjet plastike apo goma apo shishe plasike. Ndërsa krijimi i një ambjenti për mbatjen e peshqve dekorativë në ambjente të jashtme, ka qenë një dëshirë që ka lindur qysh në fakultet. Ndërsa riciklimi erdhi nga dëshira për të pasur një ambient të pastër qoftë ujor, qoftë urban. Fakulteti ka pasur një ndikim shumë të madh në kultivimin e këtij pasioni.

Ju vazhduat UBT, një universitet ende me traditë në nxjerrjen e specialistëve. çfarë roli ka luajtur ky universitet në formimin tuaj?

11058204_960059997350184_522319682499425531_o

Sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm. UBT është një universitet që formon specialistë dhe mendoj se të rinjtë duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi vazhdimit të studimeve në profilet e tij. Pedagogët janë ndër më të mirët në vend  dhe pa përmendur emra, do të thoja se ata veç profesionit na kënë mësuar se si të përballemi me jetën edhe pas universitetit. Unë personalisht kam pasur mbështetjen e tyre edhe pas mbarimit të shkollës.

Si ju lindi idea për një ambient të tillë në Shtiqën të Kukësit?

Studimet dhe mbrotjen e diplomës i kam realizuar për peshqit dekorativë dhe fillimisht doja të ndërtoja një pellg për mbajtjen dhe rritjen e këtyre peshqve. Përdorimi i materialeve të ndryshme për zbukurimin e ambjentit rreth këtij pellgu erdhi duke parë pirgjet e mbeturinave të gomave dhe të shisheve. Mendova të gjej një zgjidhje për përdorimin e tyre pa i lënë që shishet t’i marrë rrjedha e ujitm dhe kryesorja për të ndalur sadopak që gomat e makinave të përdoren si lëndë djegëse në furrat e gëlqeres. Doja që njerëzit dhe nxënësit e shkollave të shikonin se si mund të përdoren materiale të tilla dhe mendoj se e kam arritur.

Çfarë mendojnë banorët e fshatit, po prindërit?

I shikojnë me habi ato që bëj unë. I duket e çuditshme se si mund të kthehen gomat në karrike, vazo, etj. Tani ata kanë filluar të më kërkojnë si këto karrike e vazo(qesh). Ndërkohë prindërit i kam pasur mbështetjen time kryesore edhe pse në fillim dukej si humbje kohe, por kur filloi të dukej bukur pa kosto të lartë, ky pasion mori dhe vëmendjen e tyre. Materialet që përdor janë kryesisht pa kosto dhe kjo është e veçanta e asaj që kam bërë.

12227206_1109212539091502_217526630830477941_n

Arsimimi juaj i përket mjedisit. Mendoni se do gjeni punë me këtë profil? A ju duket e vështirë?

Po të mendoja se nuk do të gjeja punë, do kisha ikur si të tjerët për të kërkuar azil në ndonjë vend tjetër. Shaka kjo. Duket e vështirë sepse është pothuajse gjithçka e politizuar. Mendoj se shteti ka nevojë për specialistë në bujqësi, akuakulturë, peshkim, etj. Prandaj mendoj se edhe mund të gjejmë punë në këtë profil. Kam një vit në fakt që kërkoj punë e sigurisht që do të shkoj atje ku është puna, edhe pse tani jam kthyer në Kukës.

Duke qenë se jeni partizan i riciklimit dhe i mbrotjes së mjedisit, si ju duket situata e mjedisit sot?

Unë dal  shumë shpesh në natyrë dhe kam pasion fotografinë. Situata nuk duket e mirë. Peshkimi abuziv vazhdon. Gjuetia me lëndë plasëse gjithashtu vazhdon sidomos në kohën e riprodhimit të specieve të ndryshme e askush nuk merr masa. Fillimisht shpresoj të merren masa në ndalimin e gjuetisë në kohë riprodhimi. Duhen krijuar grupe nonitorimi dhe inspektimi. Në Kukës kemi mbi 100 grupe peshkimi ku vetëm dy janë të licencuar dhe kjo ka ndodhur kohë më parë. Kemi 8 mijë hektarë sipërfaqe ujore që lag 4 qytete dhe nuk kemi një inspektor peshkimi. Fola për një fushë që e njoh. por situata e mjedisit kështu shkon gjithandej. Shpresoj që situata të ndryshojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Akuzat për doping: Rafa Nadal kërkon publikimin e pasaportës së tij biologjike

Akuzat për doping: Rafa Nadal kërkon publikimin e pasaportës së tij biologjike

Projekti më i madh në botë për skanimin e trupit: rriten shpresat për parandalimin e sëmundjeve

Projekti më i madh në botë për skanimin e trupit: rriten shpresat për parandalimin e sëmundjeve

Kinezët duan të shtojnë një terminal për fluturimet low cost në Rinas

Kinezët duan të shtojnë një terminal për fluturimet low cost në Rinas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni