Mrekullia ka ndodhur me një djalë të vogël 2 vjeç pasi humbi dy këmbët e tij në një aksident tragjik me tren.
Mohammed Saleh u përplas nga treni kur po kalonte rrugën me nënën e tij, e cila humbi jetën.
Fakti që personat e pranishëm nxituan për të dërguar vogëlushin në spital dhe i vendosën gjymtyrët e tij në një kuti plastike të mbushur me akull, që bëri mrekullinë e pabesueshme.
Pas operacionit që zgjati 7 orë, kirurgët arritën ti ngjisnin këmbët dhe 2-vjeçari mund të ecë sërish.
Mjekët nuk kishin asnjë informacion për familjarët, por nuk hezituan ti shpëtonin jetën vogëlushit që kishte mbetur i shokuar, nuk kishte fuqi për të folur apo për të qarë.
Ekspertët kanë treguar se lidhja e suksesshme e gjymtyrëve ka ndodhur 13 herë në gjithë botën, ku katër prej rasteve kishin të bënin me fëmijë./tesheshi.com/