Brazili ka kaluar në çerekfinale në një ndeshje pa shumë emocion, duke e mundur Meksikën 2-0, po aq sa me Serbinë një javë më parë në ndeshjen e fundit të grupit, por dhe me Kosta Rikën më herët.
Neymar e Firminho kanë qenë firmëtarët e fitores, me dy gola në pjesën e dytë, tejet të thjeshtë dhe jo nga ndonjë spektakël. Në këtë pikë, përballja ka ngjarë me një ndeshje miqësore.
Meksika u përpoq që t’i imponohej me stilin e saj, sidomos me kundërsulmet e shpejta, por në fazën finalizuese tregoi se nuk ka përvojën e duhur. Pikërisht për këtë të fundit Brazili doli triumfues.
Edhe pse po avancon me fitore, Brazili ende nuk bind. /tesheshi.com/