Qeveria Rama2, e cila pritet të bëhet publike më 27 gusht, do të ketë një post të ri, atë të ministrit të Shtetit për Diasporën.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me trupin diplomatik shqiptar, ku nuk nguroi të shprehte akuza të forta.
“Qeveria e re do të ketë një ministër Shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Ministri i Jashtëm ka nevojë për një krah shumë të fortë me fuqi të plotë politike që buron drejtpërdrejtë nga niveli i kryeministrit.
Vendosja e një figure ministri Shteti pranë kryeministrit ndihmon, por nuk mjafton. Komunikimi ynë jashtë nuk është as i pasur, as dinamik, as tërheqës. Madje është një komunikim për t´u skuqur nga sikleti”, tha Rama. /tesheshi.com/