Ministri izraelit i bujqësisë, Uri Ariel dhe një grup hebrenj radikalë, hynë në kompleksin Al-Aksa, në Jeruzalemin lindor, vendi i tretë i shenjtë i muslimanëve.
Zyra e policisë izraelite tha se Ariel dhe një grup hebrenjsh në Al-Aksa ishin duke u shoqëruar nga policia izraelite.
Ministri dhe grupi kaluan disa kohë në Al-Aksa, dhe pastaj u larguan nga kompleksi.
Deklarata tha se sot në Al-Aqsa kishte 53 hebrenj radikalë.
Zëdhënësi i qeverisë palestineze, Yusuf al-Mahmoud dënoi futjen e një ministri izraelit dhe hebrenjve radikalë në Al-Aksa.
Futja e hebrejve radikalë në Al-Aksa çon gjithnjë në një rritje të tensioneve, si dhe në konfliktin palestinez me policinë izraelite. /tesheshi.com/