Një vajzë 11-vjeçare nga Zimbabve bëri diçka që shumica e të rriturve do të kishin frikë ta bënin: shpëtoi shoqen e saj nga dhëmbët e një krokodili.
Sipas The Sunday Times, Rebecca Munkombve vrapoi drejt lumit kur dëgjoi ulërimat e shoqes së saj 9-vjeçare dhe pa një krokodil që po e tërhiqte nën ujë.
“Ne sapo kishim dalë nga lumi dhe rastësisht dëgjova shoqen time që mbeti e vetme duke notuar që po bërtiste.”
Meqenëse isha më e madhja në mesin e shtatë fëmijëve të tjerë, ndjeva detyrën për ta shpëtuar atë, “i tha Rebecca mediave. Rebeka u hodh në ujë, hipi mbi trupin e krokodilit, dhe pastaj ia tërhoqi sytë, gjë që bëri që zvarraniku i rrezikshëm të dorëzohej.
“Pasi ajo ishte e lirë, unë notova me të drejt bregut. Krokodili për fat të mirë nuk na sulmoi pasi e lëshoi shoqen time”, tha Rebecca. Vajza shpëtoi me plagë të lehta në dorë dhe kofshë. /tesheshi.com/