Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një mesazh misterioz në rrjetet sociale, në të cilin thekson se këtij shteti e presin ditë të vështira.
Një supozim tjetër është se Vuçiç ka marrë informacione lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Serbisë i presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të RS(Republika Srpska).
Në ditët në vijim do ta njoh popullin e Serbisë me të gjitha sfidat para nesh. Do të jetë e vështirë, më e vështira ende. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, thuhet në njoftimin e Vuçiçit.
Kështu, presidenti serb vijon traditën politike serbe të vetëviktimizimit, përdorur paskrupullsisht nga Millosheviçi, ndërkohë që kjo politikë u ka shkaktuar drama të mëdha popujve të tjerë, siç të Bosnjës e Kosovës. /tesheshi.com/