Një fëmijë pritet të vijë në jetë dhe nuk dini çfarë dhe si t’i gjeni atij/asaj një emër të veçantë? Zgjedhja e një emri për beben është një detyrë mjaft e rëndësishme, e cila bie fillimisht mbi prindërit e më pas mbi pjesëtarët e tjerë të familjes. Emri shpesh herë duhet të përshtatet me traditën e një vendi të caktuar e njëkohësisht duhet të jetë edhe modern, për kohën në të cilën do të rritet e do të jetojë fëmija.
Për të ndihmuar nënat dhe baballarët e rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë janë krijuar shërbime profesionale me pagesë, të cilat, në bazë të kërkesave të prindërve, gjejnë emrin e duhur dhe më të përshtatshëm për beben. Një ide të tillë ka patur edhe Jennifer Moss, e cila drejton një sajt të quajtur babynaming.com, në të cilin regjistrohen rreth 1.5 milion kërkesa në muaj.
Kundrejt pagesës prej 95 dollarësh kjo grua premton t’u gjejë emrin e përsosur për fëmijën e tyre prindërve, duke garantuar se askush nuk do të pendohet asnjëherë në lidhje me zgjedhjen e bërë. /tesheshi.com/