E kush nuk e pëlqen pulën dhe patatet? Janë përgjthësisht ushqimi i preferuar i të mëdhenjve e i të vegjëlve, pa dallim moshe. Kur bashkohen bashkë, në një tavë të shijshme, përveç se mbushin barkun, ndihmojnë edhe në sjelljen e harmonisë në familje.
Përbërësit për pulë me patate:
1 pulë
1 kg patate
1 qepë
rozmarinë
vaj ulliri
Mënyra e gatimit:
Pasi kemi larë dhe pastruar mirë pulën (mundësisht pa i hequr lëkurën,pasi ajo i jep më tepër shije lëngut), e vëmë të ziejë në një tenxhere duke mbuluar 3/4 me ujë. Shtojmë gjysmën e qepës, pak rozmarinë dhe sasinë e dëshiruar të kripës. Ndërkohë qërojmë patatet , i presim në kubikë të vegjël dhe i shtrojmë në një tepsi duke i hapur mirë me qëllim që të mos jenë njëra mbi tjetrën. Shtojmë gjysmën tjetër të qepës së prerë hollë, pulën e zier (jo fort, pasi do të gatuhet akoma në furrë) marinojmë me piper të zi, rozmarinë, kripë e vaj ulliri (1 lugë gjelle për person). Shtojmë 1 gotë uji me lëngun e pulës dhe e futim në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 200° për rreth 20-30 minuta. Më pas e nxirrni dhe servireni. Mund të shtoni një sallatë, për të shoqëruar këtë pjatë. /tesheshi.com/