Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një “luftë” në Irak për shkak të këtij njeriu

Qindra mbështetës të liderit fetar shiit sulmuan Pallatin e Republikës, 30 jetëhumbje

by te Sheshi
30/08/2022
in Lindja e Mesme, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Një “luftë” në Irak për shkak të këtij njeriu

Të paktën 30 persona janë vrarë në përleshjet në Bagdad, të cilat shpërthyen pasi udhëheqësi fetar shiit irakian Muqtada al-Sadr njoftoi se do të tërhiqej nga politika dhe do të mbyllte zyrat e tij në përgjigje të një ngërçi të vështirë politik.

Qindra mbështetës të Al-Sadr sulmuan Pallatin e Republikës dhe u përleshën me forcat e sigurisë, dhe një shtetrrethim u vendos në të gjithë vendin, raporton Reuters.

Al-Sadr tha se ai kishte filluar një grevë urie për të protestuar kundër përdorimit të armëve nga të gjitha anët.

Grupet e armatosura irakiane qëlluan disa raketa në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit të martën, ndërsa përleshjet sporadike midis grupeve rivale vazhduan për të dytën ditë, tha ushtria irakiane.

Në rrugë nuk ka civilë, ndërsa grupe të armatosura me automatikë dhe granatahedhës qarkullojnë me kamionë.

Të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri dhe raketa bënë jehonë nëpër kryeqytetin irakian gjatë natës.

Gjatë përleshjeve më të mëdha të viteve të fundit, u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna automatiku, dhe municione të ndezura u panë në qiell mbi Zonën e Gjelbër, ku ndodhen selitë e qeverisë dhe ambasadat e huaja.

Netizens report that mortar shells fire by Peace Brigades during the ongoing clashes landed at the Iraqi National Theater in Baghdad, causing a fire on the building. pic.twitter.com/XILjPrmYXw

— Afshin Ismaeli (@Afshin_Ismaeli) August 30, 2022

Demonstruesit hoqën me litarë barrierat përpara pallatit të qeverisë dhe depërtuan nëpër portat e pallatit, sipas AP.

Shumë veta nxituan në sallonet luksoze dhe sallat e mermerit të pallatit ku mblidhen udhëheqësit irakianë dhe personalitete të huaja.

Ushtria irakiane vendosi një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe kryeministri në detyrë pezulloi përkohësisht mbledhjet e qeverisë në përgjigje të dhunës.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, dhjetëra protestues u plagosën nga të shtënat dhe gazi lotsjellës, si dhe nga përplasjet fizike me policinë.

Grupi i armatosur irakian Saraya al-Salam, i cili është i lidhur me Al-Sadr, u përlesh me grupin e sigurisë Forcat e Mobilizimit Popullor.

Një grup i vogël nga Divizioni i Forcave Speciale dhe Divizioni i Nëntë i Ushtrisë Irakiane u bashkuan në përpjekjet për të frenuar anëtarët e grupeve të armatosura ndërsa përleshjet vazhduan për orë të tëra në Zonën e Gjelbër.

Të paktën një ushtar nga divizioni i Forcave Speciale, i cili është përgjegjës për sigurinë në Zonën e Gjelbër është vrarë.

Një civile femër ishte mes të plagosurve, thanë dy zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, në përleshje u përdorën mortaja dhe granata me raketa.

Autoritetet iraniane kanë mbyllur të gjitha pikat kufitare me Irakun fqinj pas shpërthimit të konfliktit, raporton Anadolia.

“Theksoj se të gjithë kufijtë tokësorë ndërmjet Iranit dhe Irakut janë mbyllur për shkak të mjedisit të paqëndrueshëm në Irak dhe se askush nuk do të lejohet të kalojë kufijtë”, tha zëvendësministri i Brendshëm i Iranit, Majid Mirahmedi.

Teherani zyrtar e mori këtë vendim në një kohë kur miliona iranianë po përgatiteshin të shkonin në ceremonitë fetare në qytetet irakiane të Qerbelasë dhe Naxhafit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane kanë pezulluar fluturimet për dhe nga Bagdadi deri në një njoftim të dytë.

Al-Sadr ka kritikuar më parë liderët politikë shiitë që nuk iu përgjigjën thirrjeve të tij për reforma.

Skena politike e Irakut është ndarë në dy blloqe që nga zgjedhjet e tetorit të kaluar dhe përpjekjet e kryeministrit Mustafa Al-Kadhimi për të ndërmjetësuar mes grupeve sadristësh dhe shiite të mbledhur në koalicionin Kornizë Koordinuese nuk kanë qenë të suksesshme.

Sadristët dhe aleatët e tyre sunitë dhe kurdë u përpoqën të formonin një qeveri të shumicës pas zgjedhjeve, por Korniza Koordinuese pengoi zgjedhjen e një presidenti të ri, i cili duhej të emëronte kryeministrin.

Në qershor, Al-Sadr, i pakënaqur me negociatat për formimin e një qeverie të re, tërhoqi 73 përfaqësuesit e tij.

Mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e parlamentit në fund të korrikut dhe që atëherë kanë mbajtur protesta para ndërtesës së parlamentit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Mbështetësit e Al-Sadr ngritën tenda dhe protestuan jashtë Këshillit të Lartë Gjyqësor të martën, duke e akuzuar organin për njëanshmëri në favor të rivalëve të tyre politikë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Ish-ushtaraku amerikan: Sukseset e pabesueshme ukrainase përballë rusëve

Ish-ushtaraku amerikan: Sukseset e pabesueshme ukrainase përballë rusëve

LGBT merr goditje në Serbi: paradë kundër “krenarisë”

LGBT merr goditje në Serbi: paradë kundër “krenarisë”

Arrestohet turku i shumëkërkuar i kriptomonedhave, po shijonte plazhet shqiptare

Arrestohet turku i shumëkërkuar i kriptomonedhave, po shijonte plazhet shqiptare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni