Portali Global Firepower publikoi një listë të ushtrive më të fuqishme në botë, ku SHBA ruan padiskutueshëm vendin e parë.
Kjo listë është krijuar duke përdorur PoëerIndex, i cili në formulën e tij merr parasysh sasinë e pajisjeve ushtarake dhe trupave që ka çdo vend, si dhe pozicionin e tyre financiar, gjeografinë dhe burimet e disponueshme sipas të dhënave të ndryshme.
Siç pritej, vendin e parë e zë SHBA. Ato pasohen nga Rusia, Kina dhe India. Por një ndryshim i madh ndodhi në vendin e pestë.
Tani është Koreja e Jugut, e cila ka kapërcyer Britaninë e Madhe për herë të parë. Japonia, Turqia, Pakistani dhe Italia janë gjithashtu në top 10.
Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i treti në rajon( në vendin e 90 në nivel global), pas Serbisë(vendi 56) dhe Kroacisë(vendi 66) dhe mbi Slloveninë(vendi 91, Maqedoninë(vendi 110), Bosnjën(vendi 116) dhe Malin e Zi(vendi 129).
Dëshpëruese është renditja e Kosovës, e fundit në rajon dhe në vendin e 135 në nivel global. /tesheshi.com/