Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë kanceri, njoftoi Buckingham Palace.
Ata nuk specifikuan se çfarë lloj kanceri ishte.
Nuk është kancer i prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar.
Buckingham Palace deklaroi se mbreti kishte filluar “trajtimet e rregullta” sot.
Ata shtuan se mbreti “mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”. Ata thonë gjithashtu se ai vendosi të ndajë informacionin për të ndaluar spekulimet dhe për të inkurajuar të gjithë ata që po e luftojnë këtë sëmundje në mbarë botën. /tesheshi.com/