Kompania japoneze, “Emonster” e ka paditur Applen në një gjykatë federale në SHBA.
Kompania e cila zotëron markën tregtare “Animoji” të simboleve kompjuterike pretendon se Apple i ka vjedhur veçorinë e fundit në iPhone X , simbolet në lëvizje.
Simbolet që janë si GIF janë pjesë e iPhone X, ndërsa kompania japoneze mendon se ato janë të krijuar nga kompania “Emonster”.
Kompania japoneze është duke kërkuar një shumë të madhe parash në këmbim të kësaj./tesheshi.com/