Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një kokë e çmendur të gjithë i çmend…

Profili psikologjik i një rusi për bashkatdhetarin e tij

by te Sheshi
16/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Një kokë e çmendur të gjithë i çmend…

Nga Leonid Gozman, The Moscow Times

Nëse Vladimir Putin do të ishte thjesht një ushtarak pensionist që luan domino me shokët dhe jo presidenti i Rusisë, bota e tij e brendshme do të ishte e rëndësishme vetëm për të afërmit e tij, të cilët ai do t’u rrëfente herë pas here njohuritë e tij historike. Por ai është në fakt një nga njerëzit më të fuqishëm të botës.

I vetëm, pa asnjë kontroll dhe ekuilibër pushtetesh, sundon një vend të madh, komandon një ushtri gjigante, madje ka në dispozicion mijëra armë bërthamore. Ajo që mendon për botën dhe mënyra si e sheh atë, është përcaktori më i rëndësishëm i asaj që po ndodh në planet. Njerëzit si ai nuk reagojnë ndaj realitetit, por ndaj perceptimit të tyre për të. Nëse siç bënë bolshevikët pas marrjes së pushtetit, prisni që të sulmoheni, atëherë do të nisni të përgatiteni për luftë. Jo vetëm për një luftë mbrojtëse, por edhe për një luftë agresive, e cila në fund do të nisë në mënyrë të pashmangshme, pavarësisht nga niveli i vërtetë i kërcënimit. Perceptimi bëhet realitet.

Një parim tjetër i Putinit, është se Perëndimi po përpiqet të hakmerret për humbjet e Napoleonit dhe Hitlerit. Me sa duket, kjo është arsyeja pse ai supozon se Perëndimi e “sulmoi” Rusinë në territorin e Ukrainës. Ky pretendim, mund  të ngjajë qesharak apo edhe i frikshëm.

Por ai na jep mundësi të kuptojmë se kjo pikëpamje mbi botën, vazhdon të dominojë në mendjen e Komandantit të Përgjithshëm Suprem të Forcave të Armatosura Ruse. Bota ku jeton dhe reagon, përfshirë luftën, ka disa tipare të rëndësishme, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Është një botë e ngrirë në kohë, dhe e bashkuar në urrejtjen e saj të natyrshme ndaj Rusisë. Kushdo që dikur ishte armik, mbetet ende i tillë. Propagandisti i Putinit, Dimitri Kiseljov ka thënë se mbështetja e Stokholmit për Ukrainën, ishte një hakmarrje për humbjen e Suedisë në Betejën e Polltavës. Nëse do të ishte e vërtetë, këmbëngulja me të cilën këto vende janë përpjekur ta dobësojnë Rusinë, do të zbatohej më mirë diku tjetër. Sipas mendimit të Putinit, francezët i kanë kaluar 200 vitet e fundit në një besëlidhje nga babai tek i biri, për të siguruar fitoren që nuk e arriti perandori Napoleon.

Ata betohen për këtë kur marrin kungimin e parë në Kishë, ose i nënshtrohen një riti të veçantë në moshë madhore. Këtë mendim ndajnë edhe kombet që dikur luftuan kundër Napoleonit. Sipas propagandës së Moskës, kur dorëzoi detyrën si kancelare, Angela Merkel i kujtoi pasardhësit të saj Olaf Scholz, se tani ai është përgjegjës për vazhdimin e punës së Adolf Hitlerit, pasi ajo dështoi ta përfundonte fushatën e tij në lindje.

Sipas kësaj paranoje, evropianët dhe amerikanët, si të ishin anëtarë fanatikë të një sekti fetar, nuk mendojnë asgjë tjetër veç detyrës së tyre të shenjtë: ta dëmtojnë Rusinë! Të gjitha gjërat e “vogla”, si cilësia e jetës së qytetarëve, dalin në plan të dytë. Por Putin i shpërfill kompleksitetet dhe kontradiktat e brendshme të botës perëndimore.

Tek e fundit, Napoleon Bonaparti ishte në luftë ndaj Anglisë, dhe kjo është arsyeja pse ai sulmoi Rusinë, duke shpresuar se pasi ta mundte atë, do të kishte mundësi të dërrmonte edhe armikun e tij kryesor. Rusia nuk ishte për të armikja kryesore. Në fakt asnjë Perëndim i bashkuar, sidomos nga urrejtja ndaj Rusisë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Historia e Evropës, është karakterizuar nga luftëra të shpeshta midis vendeve evropiane. Hitleri ishte tashmë në luftë me gjysmën e kontinentit, përpara se ta kthente vëmendjen nga Rusia. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, mundi të kishte shpresë se aleatët e sotëm të NATO-s dhe të BE-së nuk do të luftonin më ndaj njëri-tjetrit.

Pra, është e pabazë ideja se ka një politikë të bashkërenduar dhe shekullore perëndimore, me një fryjmë të theksuar anti-ruse. Nga ana tjetër, ka diçka naive dhe egoiste në besimin se rusofobia është një faktor qendror në politikën globale. Urrejtja është më e lehtë për t’u duruar sesa indiferenca.

Ashtu si marksistët primitivë e reduktuan dikur historinë në luftën e klasave, edhe Putini e shpjegon gjithçka që po ndodh si produkt të paragjykimit dhe frikës së Perëndimit nga Rusia. Putin ka një ndjesi shumë të dobët të diversitetit që ekziston në Perëndim.

Kjo të kujton iluzionin e asimilim-kontrastit, ku objektet duken më afër njëri-tjetrit kur shihen nga një distancë. Vetë Putin është distancuar nga qytetërimi evropian, dhe tani e percepton atë nga larg si një armik. Sigurisht, perceptimi i Putinit është pafundësisht larg realitetit. Por aty mbetet baza e veprimeve të tij.

Ne kemi arritur të vëmë re se kjo pikëpamje ndaj botës, ka çuar tashmë në një luftë të tmerrshme në Evropë. Disa njerëz nuk mund ta besojnë ende se si arritëm në këtë pikë. Po çfarë do të ndodhë më pas? Duhet kuptuar se Putini beson tek bota për të cilën flet. Ai e beson vërtet pretendimin se gjithë bota është kundër Rusisë. Po ashtu, beson në misionin e tij për të rivendosur një rend botëror “të duhur”, që në realitet nuk ka ekzistuar kurrë. Ky rend i ri, nuk ka të bëjë vetëm në shkatërrimin e Ukrainës dhe aneksimin e saj të plotë nga Rusia, jo vetëm në ringjalljen e perandorisë, qoftë sovjetike apo ruse, por edhe në dobësimin e Perëndimit përmes çdo lloj mënyre të mundshme.

Njëkohësisht, ai është i rrethuar nga njerëz që janë jo vetëm dakord me të për arsye pragmatike, por pjesërisht besojnë tek kjo ideologji ekstreme. Ata e konsiderojnë Perëndimin frikacak dhe joefektiv në krahasim me Rusinë. Kjo qasje është pjesërisht rezultat i sanksioneve jo të përshtatshme që ka vendosur Perëndimi, të cilat kanë çuar jo në përçarjen e elitave, por në grumbullimin e tyre rreth Putinit.

Putini është më i fortë se sa mund të mendohet. Ai është i përgatitur që nënshtetasit e tij të vdesin dhe të jetojnë në varfëri me ritme që nuk mund t’i tolerojë dot asnjë udhëheqës në Perëndim. Për më tepër, ai mund të marrë çfarëdolloj vendimi që do, pasi nuk ka parlament, gjykatë apo media të lirë që t’i kërkojë llogari.

Sigurisht, ai e kupton se potenciali i kombinuar ushtarak dhe ekonomik i NATO-s, është dukshëm shumë më i madh se ai i Rusisë. Megjithatë, ai mbështetet tek dobësia mendore e Perëndimit, dhe tek gjasat që ky potencial të mos përdoret kurrë përtej gjesteve simbolike, dhe supozimi se në raste ekstreme do të përsëritet “lufta e çuditshme” e vitit 1939.

Diktaturat janë shumë më të afta në konsolidimin me shpejtësi të forcës së tyre sesa demokracitë. Por siç e tregoi historia e Luftës së Dytë Botërore, kur demokracitë kuptojnë se janë duke u përballur me një kërcënim vdekjeprurës, atëherë gjithçka ndryshon. Dhe sipas fjalëve të Uiston Çërçill, demokracitë do të luftojnë deri në fitore, edhe me koston e sakrificave të mëdha. /tesheshi.com/

*Leonid Gozman, psikolog në profesion dhe një politikan opozitar rus. Deri vonë ka qenë udhëheqës i Unionit të Forcave të Djathta.

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Asnjëherë në historinë 112-vjeçare të Titanic-ut s’është parë kjo…

Asnjëherë në historinë 112-vjeçare të Titanic-ut s'është parë kjo...

Kur nga qielli bie “zemërim” mbi Emirate

Kur nga qielli bie “zemërim” mbi Emirate

Bakojanis: Koha për Kosovën në Këshillin e Europës

Bakojanis: Koha për Kosovën në Këshillin e Europës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni