Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një këndvështrim nga jashtë i listës së PD: pse i fshiu Basha themeluesit dhe një krahasim me Ramën në 2005-2013

by te Sheshi
27/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një këndvështrim nga jashtë i listës së PD: pse i fshiu Basha themeluesit dhe një krahasim me Ramën në 2005-2013

Lista që Lulzim Basha u ofroi shqiptarëve si skuadër përfaqësuese e partisë së dytë në vend kishte një emërues të përbashkët: fshirjen e të gjithë emrave që kanë qenë zëri ndryshe në 4-vjeçarin e tij si lider opozitë dhe vazhdim i linjës së ndjekur për shkrirjen e të gjitha strukturave themeluese.

Sot në Partinë Demokratike nuk ka asnjë “shtyllë” që përfaqëson historinë politike të kësaj partie, përveç “liderit makzimus” Sali Berisha.

Largimi i Jozefina Topallit, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Arben Imamit etj., pasi Genc Ruli u largua vetë, nuk janë thjesht një largim i së vjetrës dhe ardhjes së një të reje që promovohet.

Pasi nëse do të shohim listat në të nuk ekziston baza e koordinatorëve që Lulzim Basha vuri në Partinë Demokratike sapo mori kreun e selisë blu.

Bie në sy se në të mungojnë emra si Nevila Xhindi apo Reila Bozdo që shiheshin në publik si fytyra e re e PD-së, me qasje përtej militancës dhe ç’është më e rëndësishmja i dhanë një zë jo të ashpër opozitës por me alternativë dhe argumente.

Në listat e tij Basha ka vendosur vetëm ata njerëz që kanë ligjëruar vetëm për strategjinë personale dhe që kanë lobuar pikërisht për axhendën e tij dhe jo që kanë elaboruar një vizion politik të së djathtës shqiptare.

Nga e ashtuquajtura “garda e vjetër” janë ruajtur emra që nuk kanë dhënë një profil intelektual por një qasje të ashpër dhe përplasëse në fjalimet e tyre në Parlament.

Përfaqësues të kësaj garde janë: Edi Paloka, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe natyrisht Arben Ristani, të cilët në tribunën e Kuvendit kanë lëshuar akuza, sharje e ofendime pa fund.

I vetmi emër që bie në sy është natyrisht Enkelejd Alibeaj, një jurist i dorës së parë, intelektual dhe racional në ligjërim, i cili garoi për kryetar të bashkisë së Fierit dhe mori goxha vota.

Vendosja e tij në listë si kreu i qarkut Fier është realisht vlera më e rëndësishme e skuadrës përfaqësues së PD-së.

Nëse i bëjmë një krahasim me atë që Edi Rama bëri kur mori drejtimin e PS-së, shikojmë se kemi një ndryshim themelor.

Kjo pasi Rama edhe pse rinovoi totalisht listën përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013, u ruajt pjesa historike e PS-së që përfaqësohej nga Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Arta Dade, Fatmir Xhafa, Ermelinda Meksi etj.

Edhe nëse rrugës pati largime si ai i Arben Malajt apo Arben Isarajt u rithirrën Musa Ulqini, Anastas Angjeli etj., duke ruajtur një ekuilibër.

Po pse Basha e pastroi listën nga të gjithë themeluesit e Partisë Demokratike? Sepse në këtë përfaqësim përveç Sali Berishës dhe Preç Zogajt, nuk ka asnjë anëtar kryesie të PD-së së parë të vitit 1990.

Berisha e Zogaj gjithsesi janë përkrahës të flaktë të Bashës.

Kryetari i PD-së i ka hapur rrugë kështu jo thjesht themelimit të një PD-je totalisht të tij, por heqjen e çdo risku që rezultati që mund të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit të krijojë probleme për karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Basha siç duket nuk ka zgjedhurr skuadrën që do t’i sigurojë më shumë vota, por që do t’i japë më pak vota kundër në Këshillin e Ardhshëm Kombëtar pas zgjedhjeve të 25 qershorit, apo votimeve të reja për kryetarin e Partisë Demokratike.

Po kush do të jetë rivali i Bashës nëse ky i fundit nuk arrin të bëhet kryeministër i vendit, në selinë blu.

Në listën e miratuar mbrëmë, duket se nuk ka të tillë… /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Kjo është puna më stresuese në botë, njerëzit me këtë profesion janë më të rrezikuarit

Kjo është puna më stresuese në botë, njerëzit me këtë profesion janë më të rrezikuarit

Lista e PD-së, Rama: Një republikës humbësish!

Lista e PD-së, Rama: Një republikës humbësish!

Merkatoja e zgjedhjeve: Vetëvendosje “blen” një ish-basketbollist, premton fuqizimin e sportit

Merkatoja e zgjedhjeve: Vetëvendosje "blen" një ish-basketbollist, premton fuqizimin e sportit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni