Kotoshogiku është bërë japonezi i parë që triumfon në sportin e mundjes, pas më shumë se një dekade. Në turneun e mbajtur në Tokio, luftëtari aziatik doli fitimtar pasi mposhti mongolezin Ozeki Goeido.
31 vjeçari Kotoshogiku e mbylli garën me 14 fitore dhe vetëm një disfatë. Ndërkohë, emri i tij do të shënohet në histori, pasi është bërë japonezi i parë, që triumfon në garat e mundjes, që nga viti 2006.
Luftwtarët e huaj dominojnë sportin e mundjes. Mongolezi, Hakuho, është luftëtari me më së shumti tituj, (gjithsej 35), ndërkohë në janarin e vitit të shkuar kishte thyer rekordin e kampionateve të fituar nga Taiho, i cili kishte arritur ta bënte 32 herë një gjë të tillë, nga viti 1960 deri në vitin 1971./tesheshi.com/