Bruce Willis-it iu kërkua të largohej nga një dyqan në Los Angeles të hënën, pasi ai refuzoi të mbante një maskë, shkruan Page Six, e cila gjithashtu publikoi një foto të aktorit në dyqanin Rite Aid pa maskë.
Një burim thotë se njerëzit në dyqan ishin të mërzitur sepse aktori 65-vjeçar nuk mbante maskë, edhe pse kishte një shall rreth qafës që mund ta vinte lehtë dhe ta përdorte si maskë.
Aktori dyshohet se u largua nga dyqani pa blerë asgjë.
Willis kaloi pjesën më të madhe të karantinës me ish-gruan e tij Demi Moore dhe fëmijët e tyre të rritur, Scout, Rumer dhe Tallula, dhe më vonë u bashkuan me gruan aktuale Emma Heming dhe vajzat e tyre Evelyn dhe Mabel. /tesheshi.com/