Jeff Henderson, kampion i kërcimit së gjati, ka marrë mikpritjen më emocionuese të mundshme pasi fitoi një medalje të artë, të cilën ia dedikoi nënës së tij të sëmurë.
27 vjeçari nga Arkansas, SHBA i solli në shtëpi medaljen mamasë Debra, e cila u diagnostikua me Alxheimer 10 vite më parë.
Henderson mbajti premtimin e bërë para se të nisej në Rio për Lojërat Olimpike.
Video nga KARK-TV e NBC tregon ribashkimin prekës të fituesit me mamanë e tij.
“Kjo medalje është vetëm për të. Ajo u sëmur kur unë isha 17-18 vjeç. Ishte e vështirë për mua ta lija atë këtu. Çdo gjë që kam arritur e kam bërë për të” – tha Jeff për NBC. /tesheshi.com/