Përdoret thuajse në të gjithë botën dhe është i njohur kudo si një ndër llojet e fustaneve tradicionale më prestigjoze. Ky lloj fustani ka origjinë marokene dhe vishet nga gratë në përditshmëri por edhe në raste ngjarjesh kulturore si në festat kombëtare, dasma, fejesa etj.
Përdorimi i parë i termit kaftan haset në shekullin e 18-të në Marok, edhe pse është përdorur në variante të ndryshme në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Persi shumë kohë më parë. Gjatë periudhës së sundimit Abasit në Andaluzi, pra në rajonin perëndimor musliman, kaftani mbërriti në Spanjë përmes berberëve.
Më vonë pas inkuizicionit Kristian dhe përpjekjeve për të përjashtuar muslimanët dhe hebrenjtë nga Spanja, kaftani mbeti ndër vendasit si një nga veshjet më praktike dhe të përdorura.
Dhe kështu tradita vazhdoi deri në ditët tona, vetëm se në variante prej kremi dhe mëndafshi. Ndërkohë, kaftani origjinal ka qenë prej pambuku për ditët e nxehta të verës së shkretëtirës dhe prej kadifeje për një klimë më të freskët për atë që mund të quhet vjeshtë në Marok. /tesheshi.com/