Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një histori e Korçës e lënë në heshtje: Kur zija e bukës dhe bombardimet linin 8000 të vdekur…

by te Sheshi
31/01/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Një histori e Korçës e lënë në heshtje: Kur zija e bukës dhe bombardimet linin 8000 të vdekur…
22
SHARES

Nga Vepror Hasani

Mijëra banorë të fshatrave të djegura nga ushtria greke erdhën në Korçë. Me ardhjen e tyre lagjet e Varoshit u shtrinë deri aty ku sot ndodhet lulishtja “Themistokli Gërmenji”. Qyteti u mbipopullua. Ditët u bënë më të vështira si për të ardhurit ashtu edhe për vendasit. Qyteti rrezikonte të mbetej pa bukë. Radhët te furrat e qytetit u bënë të gjata. Në shtëpi mund të vije edhe pa një krodhë buke. Atë natë fëmijët do të flinin pa darkë, por jo vetëm atë natë…

Nuk ishte faji i të ardhurve. Banorët e Korçës ishin të gatshëm të ndanin gjithçka kishin mes tyre, por tashmë e kishin të pamundur. Mjerimi zuri fill nga dita e ardhjes së ushtrisë greke më 7 dhjetor 1912. U plaçkitën dyqanet, hotelet, magazinat, hanet, lokalet, banesat etj. U vodh floriri në monedhë, në stoli dhe zbukurime, u kontrabandua gjithçka. Gruri dhe misri u çua në Greqi. Grabitja e drithit ishte tmerri që nuk u harrua kurrë. Qyteti mbeti i zbrazët, pa bukë, i rraskapitur nga uria dhe i rrezikuar nga sëmundjet. Vdekja vinte rrotull.

Askush prej tyre, as vendasit, as të ardhurit nuk mund ta dinin për fatin e zi që i priste. Nga zia e bukës do të vdisnin 7500 njerëz, të gjithë në moshë të re; 6000 do ta linin përfundimisht Korçën për t’u kthyer në vendlindje, në fshat; 300 të tjerë do të humbisnin jetën nëpër rrugët e Korçës të goditur nga bombat e aeroplanëve “Zepelin”. Çdo ditë do të hapeshin 40 varre. Vargu i arkivolëve mbi supet e njerëzve nuk do kishte fund. Qytetin e do ta merrte në dorë vdekja. Korça do të shndërrohej në vorrezë.

Deri më sot këto histori kanë qenë të panjohura. Historianët nuk folën kurrë; as dje, as sot. Heshtja e tyre mbeti mister. Për këtë arsye, do t’i referohemi “Historisë kronografike të Korçës”, shkruar nga Petro Harizi dhe kronikave të gazetës “Koha”. Materiale të tjera mbi këto ngjarje nuk ekzistojnë. Dy burimet do të na ofrojnë pamjen rrëqethëse të asaj kohe që tronditi shpirtrat e një krahine të tërë. Ndiqeni deri në fund.

Të mbetur pa asnjë rrugëzgjidhje, banorët ende shpresonin te zemërgjerësia e pushtuesit. Qeveria greke e Korçës mund të hapte vende pune: udhët ishin prishur, urat ishin rrëzuar, ndërtime për zbukurimin e qytetit mund të bëheshin, gruri dhe misri mund të mos çohej më në Greqi, pak vëmendje për banorët e Korçës mund të tregohej, por në të vërtetë asgjë e mirë nuk ndodhi. Më kot ishte shpresuar. Grekët kishin më shumë se 14 muaj që kishin hyrë në Korçë dhe asnjë shenjë shprese nuk dukej. Jeta bëhej zi e më zi.

Përshkrimi i gjendjes nga Petro Harizi është ky:

“Më 14 muaj e sipër që ndenjën grekërit, nuk bënë jo vetëm ndonjë prej llojve të punërave publike që qenë për t’u bërë në Korçë prej shumë vjete, por as ndonjë udhë; jo të re, por të paktën të ujdisin një çikë ato udhë të bëra prej Turqisë, si: udhën e Fëllërinës (Follorinës), të Voskopojës, të Beratit dhe të tjera, të cilat pas kaq luftrash që u bënë, doemos kishin nevojë për t’u ujdisur”. (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 43)

Grekët kujdeseshin vetëm për tri gjëra:

“1. Të sillnin këtu vetëm grekër si funksionarë dhe nëpunës, dyke mos vënë as më  ndonjë punë me rëndësi vendasit, përveç ca kopistër, d.m.th, ata që nxjerrin kopjet prej shkresave të çdo zyre.

  1. Të shtojnë të ardhurat e arkës publike (që shpenzohej prej grekëve),duke shtënë lloj-lloj pagesash të rënda. Pagesa e tembrave, taksë d.m.th. për senetë dhe për gjykatorët, që ishin kaq të larta sa populli i vobektë paguante në ditë vetëm për këto tembra 1500-2000 franga, përveç të tjerave.
  2. Të mblidhnin sa mundnin florin’ e vendit dhe ta dërgojnë në Greqi, si edhe e dërguan, edhe të lënë kartën(kartmonedhën e tyre)vetëm… Gjykatës i Paqes (Irinodhoqi) mblidhte prej tërë (të gjithëve) florinë e Korçës, lirat turke pesë bashkë, dhe duan të thonë që iku nga Korça me 2-3000 lira të gjitha prej 5 bashkë”(Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 140-141) 

 Ata vetëm vidhnin:

Një komisar, i quajtur Dako, kishte tërë punërat në dorë pothuaj; ay gjykonte, ay urdhëronte për çdo punë; me një fjalë kishte fuqin’ e Policisë në dorë. S’mund të çkoqitim një nga një çdo gjë që bëri ky policor, këtë vetëm mund të thomi, që kur iku nga Korça, pas ndonjë mot e gjysëm nëpunësie, kishte me vete 40.000 franga. …Në doganë, tërë kohën e Luftës Evropiane sa qëndroi greku në Korçë, u bënë shumë kontrabanda. Shumë mall dilte jashtë kufijve…” (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 134-135)

 

Shtypi shkruante:

“… Kështu qeveria greke mblodhi nga të shiturat e të dhjetave (të bereqetit) në Korçë një milion e gjysmë franga”.Gazeta “Koha”, 14 oktobër 1915)

Banorët përpiqeshin të mbijetonin. Shtynin ditët me sot me nesër, me shpresën se do t’ia hidhnin vdekjes.Të ardhurit mbillnin zarzavate, te “arat e bostaneve”, kujdeseshin për bagëtinë, shpesh ngarkoheshin edhe vetë për të siguruar ushqimin e kafshëve. Shumë prej tyre ishin të pasistemuar ende. Ujërat e zeza kishin shpërthyer ngado. Bulevardeve kalonin bagëtia. Për Korçën nuk kishte më shkëlqim.Të gjithë bashkë bënë të pamundurën, por nuk ia dolën dot. Zija e bukës nuk u ndal:

 Po të deshte njeriu të kuptonte ç’domethënë nevojë buke, duhej të vinte atëherë në furrat ku do të vështronte gra, fëmijë dhe burra, po më tepër gra të mbledhura dhe të rrethelluara pas furrës që në mëngjes. Bukët qenë të pjekura, të vënë me radhë në tezgat e bukës dhe pritej kontrolli i Komisionit, që të urdhëronte ndarjen e bukës. Posa vinte ky, zinte ndarja e bukës: “nëmni edhe mua një çyrek”,- thërriste një që atje tutje, “mos më harroni edhe mua se kam fëmijët pa bukë”, – thërriste tjetra, “sonte më fjetën pa darkë fëmija, nuk më sosin dy çyrekë që më dhatë ,-  thërriste një tjetër, se kam 8 shpirt, dua edhe një, ju lutem edhe një, aman…”. (Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 143)

Vdekjet u bënë më të shpeshta në Korçë e në fshatra:

 Shtrenjtësia nuk tregohet dot. Një killë grurë (40 okë) shitet 160 grosh, një killë misër 100 grosh! Për të tjerat as pyesim se sot në qytet dhe fshatrave kanë vdekur shumë veta nga uria!!!(Gazeta “Koha”, 24 june 1915)

Grekët u larguan në tetor të vitit 1916, vendin e tyre e zunë francezët, por mjerimi që lanë pas ishte i paimagjinueshëm. Qeveria e Krahinës Autonome e Korçës gjeti një gjendje të mjerueshme.

 “Pra, kur erdhi në atë kohë qeveria shqiptare (e Krahinës Autonome), u ndodh përpara ndalimesh (vështirësish)të mëdha. Të hollat e Korçës publike i kish marrë duke ikur greku pothuaj të gjitha, bereqet nuk kishte hiç, përveç atij që u fsheh. Populli qe në rrezik të madh për hamjen, (ushqimin). Nga e pangrëna zunë të përhapeshin në njerëzit lloj-lloj sëmundjesh”.(Petro Harizi, “Historia kronografike e Korçës”, f.191-192)

Fill pas krijimit të qeverisë së Krahinës Autonome, u formua me urgjencë një shoqëri tregtare me një kapital prej 300,000 frangash, e cila mori përsipër sigurimin e drithrave për bukë të qytetarëve, pasi popullsia prej kohësh vuante mungesën e bukës. Fshati donte kohë ta merrte veten. Drithrat do të mungonin edhe për ca kohë, por vdekja nuk mund të priste më. U ul këmbëkryq mes tyre. Vjeshtën e parë të vitit 1918 në qytetin e Korçës u shfaq një sëmundje e keqe. Po e rrëfëjmë ashtu siç e ka përshkruar Petro Harizi:

“…Si thoshin mjekët, mikrobi i kësaj sëmundjeje qe ngjitur me dy mikrobe të tjerë; me të pneumonisë dhe me të bronco-pneumonisë. Në pak ditë e nxehta i hipte të sëmurit përnjëherësh gjer më 39-40 dhe 41… Nuk vuante më tepër se 10, shumë-shumë gjer më 15 ditë. Prej kësaj sëmundjeje të tmerrshme dhe të dëmshme, shumë më tepër se kolera, s’mbeti njeri pothuaj pa u atakuar, por më tepër dëmi bëhej në të rinjtë që më 15 gjer më 40-45 vjeç… U tha një fjalë, që shumica vdiqën nga e pangrëna.  As ndonjë epidemi tjetër, as kolera, as murtaja, nuk ka bërë kaq dëme në Korçë më kaq kohë të pakët, më 3 muaj e sipër, sa bëri gripi. Numri i të vdekurve arriu në ditë gjer në 45 në qytetin e Korçës; mund që vdiqën gjer më 5000 njerëz…”.(Petro Harrizi, “Historia kronografike e Korçës”, f. 229)

Ndërkohë një tjetër histori të dhimbshme kishte kaluar Korça. Ndërsa vdekja kish kohë që kishte hyrë në shtëpitë e tyre, një ditë dimri të vitit 1917, krejt papritur panë vdekjen t’u kalonte mbi kokë si një shpend i zi. Aeroplanët po bombardonin Korçën. Lajmi i tmerrshëm u dha nga gazeta “Koha”:

 “Prej Selanikut lajmërohemi që më 17 shkurt, shtatë “Zepelina” bombarduan qytetin duke hedhur mbi 50 boma. Tmerri ishte i patreguar si edhe dëmet shumë të mëdha. Padyshim që lajmësi në kohën e sotme nuk mund të na shkruaj hollësisht, por përcipe…”.(Gazeta Koha, 10 maj 1917)

Të plagosurit dhe të vrarët ishin të shumtë. Bombardimet vijuan ditë me radhë. Vdiqën 300 njerëz, një pjesë e tyre u përkiste fshatrave. Për këto ngjarje historianët nuk folën kurrë; as dje, as sot. Petro Harrizi rrëfen:

“U vranë prej aeroplanëve në Korçë dhe nëpër fshatra më tepër se 300, vdiqën nga uria, nga të pangrënët dhe nga sëmundjet prej të pangrënit dhe prej të ngrënit helb, tërshërë, urof dhe bar më tepër se 2.500”.(Petro Harizi, “Historia Kronografike e Korçësë”, f. 195)

Vite më pas u evidentua edhe një fakt tjetër. Nga Korça ishin larguar mbi 6.000 njerëz. Ata ishin kthyer në fshatrat e tyre. Fakti u zbulua nga regjistrimi i vitit 1927.

Në vitin 1913 Korça kishte 15.453 banorë,

Në vitin 1923 u evidentuan  25.598 banorë, popullsia ishte rritur me 10.145 veta

Në vitin 1927, Korça rezultoi me 19,491 banorë, popullsia ishte pakësuar me 6.107 veta. Ata ishin një pjesë e të ardhurve që i solli me forcë ushtria greke. Në Korçë panë vdekjen me sy. /tesheshi.com/  

 

 

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Akademikë italianë, thirrje për bojkot të universiteteve izraelite: ideojnë armë kundër palestinezëve

Akademikë italianë, thirrje për bojkot të universiteteve izraelite: ideojnë armë kundër palestinezëve

18-vjeçari gjerman ngjitet në majë të Piramidës së Gizës në Egjipt për 8 minuta (video)

18-vjeçari gjerman ngjitet në majë të Piramidës së Gizës në Egjipt për 8 minuta (video)

FMN “harron” të lëvrojë dy këstet e kredisë për Shqipërinë

FMN “harron” të lëvrojë dy këstet e kredisë për Shqipërinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.