Në kulmin e konfliktit Hamas-Izrael, ku kokolepsen dhe kontekste fetare, ng Tirana përçohet pabesueshëm një kumt hebre, ai të qënit vëlla me muslimanët.
Është thënë kjo në një status në kuadër të një vizite të ambasadores së Izraelit në KMSH, ku është takuar e ka pozuar me kreun e institucionit përfaësues musliman shqiptar.
“Izraeli ka respekt maksimal për besimet fetare në Shqipëri. Hebrenjtë i konsiderojnë vëllezër myslimanët”, thuhet në faqen Izraeli Sot në shqip.
Nuk dihet se kur është realizuar ky takim në KMSH, pasi në faqen e kësaj të fundit nuk ka asnjë njoftim. Mundet të jetë para shpërthimit të konfliktit, por ajo çfarë bën përshtypje është fraza “hebrenjtë i konsiderojnë vëllezër myslimanët”.
Është ndër ato fraza që shpërfaqin një ndër gënjeshtrat më të përbotshme që mund të ekzistojë. As fetarisht e as shoqërisht, hebrenjtë nuk i kanë konsideruar kurrë vëllezër myslimanët, si gjatë historisë e si në aktualitet. E kundërta është e vërtetë. Ndërsa për muslimanët, edhe pse hebrenjtë nuk janë cilësuar vëllezër me fjalë, janë trajtuar si të tillë duke qenë nën mbrojtjet e tyre sa herë ju është cenuar jeta, prona e dinjiteti përgjatë historisë. /tesheshi.com/