Shqipëria shënon dy rastet e para me të shëruar nga koronavirusi. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja Manastirlliu.
“Lajm i mirë.
Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.
Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
Bravo ekipit të spitalit infektiv.
Por JU LUTEM KUJDES‼ Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼”, shkruan njeriu në krye të shëndetësië shqiptare.
Deri më tani, zyrtarisht janë 70 të infektuar, me një mesatare 5 në ditë që nga rasti i parë më datë 8 mars, ndërsa humbjet njerëzore janë dy. /tesheshi.com/