Si thoni për një fërgesë me mëlçi? Receta më poshtë do ju udhëzojë si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur
Përbërësit:
250 gram gjizë
350 gramë mëlçi viçi
1 qepë të grirë imët
2 speca jeshil
2 domate
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë, piper për shije
Përgatitja
Në fillim vendosim mëlçitë të ziejnë në një tenxhere me ujë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën me specat e prerë në pjesë të vogla.
Gradualisht shtojmë gjizën dhe i trazojmë mirë. Më pas shtojmë mëlçitë, 1 gotë ujë dhe e lëmë derisa ta pijë tërësisht ujin. I rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Në fund e shërbeni të ngrohtë. Fërgesa me mëlçi është gati!/tesheshi.com/