Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një “F” për Fashizmin: si u përshtatën italianët me diktaturën, pa humbur identitetin

by te Sheshi
27/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Një “F” për Fashizmin: si u përshtatën italianët me diktaturën, pa humbur identitetin

Studimet akademike për fashizmin janë prirur, në të kaluarën, të përqëndrohen tek lidershipi apo ideologjia. Vetëm së fundmi, akademikët po kërkojnë të shqyrtojnë jetët e njerëzve të zakonshëm dhe të analizojnë se çfarë ndodhi me slloganet madhështore kur ato u përkthyen me kursin e këmbimit të jetesës së përditshme.

Tre vjet më parë, historiani australian, Richard Bosworth, shkroi atë që ndoshta përbën biografinë më të arrirë të Musolinit në anglisht. Por, ai u sfidua nga një kritik për faktin nëse biografia mund të shpjegonte ndonjëherë ngjarjet e tmerrshme të luftërave të brendshme në Europë. “Italia e Musolinit” ishte përgjigja e historianit: një përpjekje për të konturuar ndikimin e fashizmit mbi shoqërinë italiane. Bëhet fjalë për një vepër të fuqishme akademike, të shkruar bukur, që duhet lexuar nga çdokush që është i interesuar për Europën e shekullit të 20-të apo edhe për paraardhësen e Italisë së sotme moderne.

Bosworth u përqëndrua në libër në shkatërrimin e dy miteve. I pari është ideja e kapiten Corelli-t që thotë se fashizmi italian ishte një lloj shakaje: njerëz kaq të këndshëm e fjalëshumë sa italianët, njerëz për së mbari, nuk mund të bënin kurrë gjëra të tilla të tmerrshme. Musolini, siç thuhet, ishte vetëm një pararendës i Silvio Berluskonit dhe fashizmi gati një formë e hershme e paternalizmit autoritarist të Berluskonit. “Nga të gjithë kombet e botës, italianët janë të fundit që mund të jenë tipi i ekzekutuesve vullnetarë”. Berluskoni vetë i ka dhënë material mitit, duke deklaruar në vitin 2003, se Musolini nuk vrau kurrë asnjë dhe se anti-fashistët e mbyllur në qendra ishin në të vërtetë në një lloj “kampi pushimesh”.

Bosworth me të drejtë nuk merret shumë me shfajësime të tilla. Kjo, pasi ishte Italia, që midis dy luftërave, drejtoi sulmin mbi idealet humaniste të Iluminizmit. Italia fashiste solli një model të ri qeverisjeje, të përmirësuar me Hitlerin, kështu që version i veçantë i Italisë për racizmin mban një pjesë të përgjegjësisë për “përcjelljen e botës në Aushvic”.

Regjimi, sidoqoftë, nuk sulmoi vetëm hebrenjtë, por gjithashtu arabët, njerëzit me ngjyrë dhe sllavët. Një sekretar në Partinë Fashiste shkoi deri aty sa që të merrte në mbrojtje likuidimin e të gjithë sllovenëve.

Bosworth llogarit se regjimi ishte, përmes luftërave të veta europiane dhe koloniale, përgjegjës “për vdekjen e parakohshme të 1 milion njerëzve”. Trishtueshëm, disa italianë ende nuk kanë arritur të pranojnë krimet e kryera gjatë atyre viteve.

Miti i dytë është se Italia ishte në të vërtetë ajo që Musolini pretendonte se ishte, një shoqëri totalitariste.

Origjinaliteti i historianit në tezën e tij qëndron në shqyrtimin e asaj që bënin në të vërtetë italianët nën regjim, sesa në atë që liderët thoshin se ata bënin. “Fashizmi ishte më shumë një çështje guximi sesa truri”, kështu që çdo studim që trajton “vetëm mendimtarët dhe shkrimtarët humbet nga fokusi impulsin më të madh nga të gjithë”.

Bosworth tregon se “kohë pas kohe, italianët kanë dëshmuar se ishin në gjendje të serviloseshin ndaj totalitarizmit ndërkohë që ruanin të paprekur respektin për veten”. Italia nuk hyn në karikaturën se drejtohej nga një njeri i çmendur “që përfshiu fundamentalizmin në çdo qoshe të trurit të shtetasve të vet”.

Edhe pse Musolini në të vërtetë kërkoi të manipulonte dhe të kontrollonte italianët, njerëzit të paktën ishin po aq të aftë të përshtateshin me fashizmin sipas nevojave të tyre.

Arritjet e fashizmit, si negative ashtu edhe pozitive, kanë qenë vijimësisht të ekzagjeruara. Ai nuk shkatërroi demokracinë italiane: përpara vitit 1922, Italia ka dyshime se ishte demokratike.

“Gjurmët e asaj që mund të pretendohet të jetë proto-fashizëm” mund të dalloheshin që në regjimin pararendës të liberalëve. Fashizmi madje, nuk ia arriti ta transformonte një shoqëri me lidhje të fuqishme e komplekse me patronazhin dhe besnikërinë  ndaj monarkisë, kishës, dhe mbi të gjitha familjes – “kastat e së cilës ishin lokale po aq sa edhe italiane, e jo më fashiste”.  Përgjithësimet e shumta për shoqërinë italiane reflektojnë ideologjinë, madje mitologjinë, e fashizmit, më shumë sesa realitetet e tij.

Në fund, të gjitha premtimet e fashizmit dolën të ishin fallco, kështu që italianët dolën të zgjuar që mbetën “dyshues më shumë sesa me besim”. Deri në vitin 1945, ata mund të gjenin “ngushëllim kur kuptuan se, nën një diktator si Benito Musolini, e gjitha ishte të mbijetoje”.

Padepërtueshmëria dhe mungesa e plasticitetit e natyrës njerëzore sjellin një mesazh të rrallë shprese në këtë panoramë, që përndryshe do të ishte një histori e pabesueshme diktature të ligë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Merkel: Britania nuk do të ketë të njëjtat të drejta pas Brexit-it

Merkel: Britania nuk do të ketë të njëjtat të drejta pas Brexit-it

Vuani nga ulcera, kapsllëku, dhimbja e kokës, problemet me veshkave etj? Ja si t’i kuroni

Vuani nga ulcera, kapsllëku, dhimbja e kokës, problemet me veshkave etj? Ja si t’i kuroni

Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Nga Ermir HOXHA: Droga apo Vettingu, ç’e arsyeton çadrën e opozitës?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni