Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një erë e re “katharsis” në PS: Rama shkartis të gjithë deputetët, ja kush ikën e kush vjen…

by te Sheshi
28/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një erë e re “katharsis” në PS: Rama shkartis të gjithë deputetët, ja kush ikën e kush vjen…

Nga Ylli Pata

Edi Rama nis “katharsin” e tretë të Partisë Socialiste. Burime të tesheshi.com bëjnë të ditur se para kongresit të janarit, lidershipi socialist ka kryer një shkartisje të fortë deputetësh që i ka zhvendosur nga njëri qark në tjetrin. Aktualisht vetëm Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë drejtues të qarqeve të vendit, ndërkohë që asnjë prej udhëheqësve të 12 zonave zgjedhore të dalë nga votimet e 23 qershorit 2013 nuk rezulton më në kryelistë.

Por ajo më e rëndësishmja është se nuk janë lëvizur vetëm kapolistat por edhe deputetët e tjerë, duke krijuar një zhvendosje thuajse totale të tyre. Ende nuk është zgjidhur çështja e qarkut të Dibrës dhe Kukësit ku mësohet se Rama do të bëjë gjithashtu një ndryshim nga e para.

Emrat

Në qarkun e Shkodës, drejtues ka qenë më 2013-n Tom Doshi, ndërkohë që aktualisht është komanduar shefi i diplomacisë, Dirmir Bushati.

Në qarkun e Kukësit ka qenë Vexhi Muçmata, ndërkohë që situate është e paqartë dhe do të pësojë një ndryshim rrënjësor.

Në qarkun e Dibrës do të jetë Ulsi Manja si kryelistë ndërsa nuk dihet se si do të veprohet me ministrin aktual të Financave Shkëlqim Cani, i cili ka drejtuar fushatën në vitin 2013.

Në qarkun e Lezhës, në krye të listës së deputetëve ka qenë ministrja aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli, por tani ajo nuk është kryeparlamentare dhe drejtimin e PS-së në qark, pas traumës së largimit të thuajse të gjithë listës e ka marrë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në qarkun e Tiranës, nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe kreu i PS-së për kryeqytetin do të vazhdojë të mbetet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por këtu do të kemi një ndryshim të konsiderueshëm deputetësh që do të hiqen nga kryeqyteti dhe do të zhvendosën në zona të tjera apo do të hiqen fare.

Për qarkun e Durrësit pritet që të mos jetë Blendi Klosi njeriu që do të drejtojë punën e PS-së dhe sipas gjasave nuk do të drejtojë listën. Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se ka gjasa që këtë vend ta marrë gazetari Alfred Peza, që në zgjedhjet e shkuara ka qenë parlamentar i qarkut të Elbasanit.

Pikërisht në këtë qark sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë Ben Blushi, i cili ka shumë mundësi të zhvendoset në kryeqytet, dhe në qarkun e “zemrës së vendit” të emërohet një emër krejt i ri që pritet të bëhet publik në Kongresin e Janarit.

Qarkun e madh të Fierit do ta vazhdojë ta drejtojë numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi, ndërsa Vlorën do të vazhdojë ta ketë në komandë Kryeministri Edi Rama.

Gjirokastra mbetet sërish enigma e madhe, pasi Veliaj që ka qenë në zgjedhjet e 2013-s aktualisht është zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.

Ka pasur propozime që zona e jugut të qytetëruar t’i jepet ose një figure të re me reputacion, ose dy prej “senatorëve”: Arta Dades apo Bashkim Finos.

Për qarkun e Korçës nuk ka asnjë dilemë: do të jetë Niko Peleshi, numri dy i qeverisë shqiptare që do të dërgohet të komandojë punën politike në zonën ku ka drejtuar për dy mandate si kryetar i bashkisë së Korçës.

Në Berat pritet një rikthim i Artan Lames, i cili nuk arriti të zgjidhet dot si deputet ngaqë LSI-ja mori dy parlamentarë në qark, por ekziston edhe ideja që Lame të kandidojë në zonat ku po udhëheq me rezultate planin e Ramës për legalizimin e banesave informale.

Kongresi

Në janar Kongresi i PS-së do të zgjedhë Asamblenë e re të partisë që pritet të jetë 45 përqind komplet e re dhe kryesinë, e cila ka gjasa të ketë brenda saj pak ose aspak nga “senatorët” aktualë.

PS do të bëjë ri-regjistrimin nga e para të anëtarësisë, pasi ka ndodhur këto vite një zhvendosje drejt LSI-së dhe kjo kërkon verifikim. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Bogdanoviq i LSDM-së ironizon Gruevskin: Cili popull do të vendos në zgjedhje, të vdekurit e Pustecit dhe Golo Brdos a?

Bogdanoviq i LSDM-së ironizon Gruevskin: Cili popull do të vendos në zgjedhje, të vdekurit e Pustecit dhe Golo Brdos a?

Racizëm apo antiracizëm?! Dinamo Keiv bën çudinë: sektor të veçantë për tifozët me ngjyrë

Racizëm apo antiracizëm?! Dinamo Keiv bën çudinë: sektor të veçantë për tifozët me ngjyrë

VIDEO/Pret një zemër dhe e vendos në bluzë: ja çfarë ndodh

VIDEO/Pret një zemër dhe e vendos në bluzë: ja çfarë ndodh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni